E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat fiskale AED, të vetmet sipas standardit

Breaking Views Drejtori i përgjithshëm, Bledar Balla, sqaron procesin e ri sipas vendimit të fundit

Kompania AED është e vetmja në treg që ofron kasa fiskale sipas standardit të kërkuar nga Ministria e Financave. Drejtori i përgjithshëm, Bledar Balla, shpjegon të gjithë procesin e ri të vendosjes së pajisjeve, duke theksuar rregullin e kasës me një rul dhe shirit kontrolli me format elektronik.

Qeveria i ndryshoi disa herë procedurat për vendosjen e kasave fiskale. Pse u bënë ndryshime?

Procesi i implementimit të pajisjeve fiskale në tërësi është një proces kompleks, pasi është e lidhur ngushtë me logjikën funksionale që përcaktohet nga VKM–të dhe nga udhëzimet e Ministrisë së Financave, me përgatitjet teknike dhe plan bizneset e shoqërive të autorizuara. Që ky proces të funksionojë duhet që të gjitha hallkat të funksionojnë. Ndryshimet që ka bërë qeveria këto kohët e fundit, AED i gjykon normale për procesin. Duke u bazuar në eksperiencat e vendeve fqinje që kanë implementuar pajisjet fiskale, ndryshimet teknike janë të vazhdueshme, edhe për faktin se dalin probleme gjatë zbatimit. Edhe në vendin tonë, fillimi i implementimit të sistemit nxori në pah problemet e para. Pjesa më e madhe e problemeve erdhi nga puna e dobët teknike e disa shoqërive të autorizuara, si dhe nga dëshira e vetme për të fituar, duke e reflektuar atë me hedhjen në treg të pajisjeve me cilësi të dobët. Problemet kryesore kanë ardhur nga mostransmetimi i pajisjeve të këtyre shoqërive, ku pjesa më e madhe e tyre nuk janë të pajisur me modemin e transmetimit dhe një pjesë shumë e madhe e pajisjeve që kanë transmetuar janë jashtë standardit dhe protokollit që Ministria e Financave ka përcaktuar. Që në fillimet e procesit, AED kërkoi dhe punoi për të transmetuar te klientët e saj të gjitha procedurat e vendosura nga Ministria e Financave, në mënyrë që jo vetëm të ofronte vetëm shitje, por t’i kushtonte rëndësi shërbimit dhe mirëmbajtjes së këtyre pajisjeve fiskale, si dhe ofrimin e produkteve cilësore.

Vendosja e kasave, si proces specifik, kërkon staf të kualifikuar dhe kapacitete. Si keni vepruar?

Si fillim dua të theksoj faktin se suksesi ynë nuk është fitimi nga shitja e kasave, por shërbimi ndaj klientit, i cili beson te ne. Për këtë qëllim, kemi vënë në dispozicion të klientëve edhe një numër jeshil pa pagesë, si dhe një Call Center për çdo problem apo informacion mbi pajisjet fiskale AED. Stafi teknik i AED është përzgjedhur nga elementët më të mirë të fakulteteve të Inxhinierisë Elektronike dhe Informatike. Pas fazës së përzgjedhjes, stafi teknik kalon në fazën e dytë të trajnimit specifik nga ekspertët ndërkombëtarë, partnerët strategjikë të AED nga Italia, Izraeli, lider në tregjet ndërkombëtare. Gjithashtu stafi teknik, pas trajnimeve periodike, kryejnë fazën e testimit dhe në bazë të vlerësimit bëhet përzgjedhja përfundimtare. Për të rritur cilësinë e shërbimit, kemi hapur në pjesën më të madhe të territorit zyrat rajonale, në të cilat ofrohet produkti, informacioni dhe shërbimi në mënyrë të shpejtë dhe cilësor. Brenda një periudhe të shkurtër do të jemi të pranishëm në të gjithë territorin e vendit, sikurse e parashikon ligji.

Ndryshimi i VKM-së sjell kosto për ju?

AED e ka nisur punën duke i përshtatur kasat fiskale me standardin e kërkuar nga Ministria e Financave, bashkë me ndryshimet e fundit. Fatura financiare për implementimin e ndryshimeve të fundit mbi kasat fiskale do të përballohet nga vetë ne, si kompani e autorizuar, dhe konsiderohet e lartë, pasi ka të bëjë me sisteme të avancuara programimi, të përgatitura nga inxhinierë profesionistë nga Perëndimi. Megjithatë, AED i mirëpret të gjitha ndryshimet që lidhen me formalizimin e ekonomisë dhe synojnë realizimin me sukses të procesit.

Cili është detyrimi juaj?

Ndryshimet e bëra së fundmi garantojnë dhe mbrojnë të gjithë tatimpaguesit mbi cilësinë dhe funksionimin e pajisjeve fiskale, konkurrencë të ndershme midis ne shoqërive. Ndryshimet teknike që na kërkohen detyrojnë të gjithë shoqëritë e autorizuara të mos mendojnë vetëm për shitjen e kasës, por edhe zbatimin e standardeve specifike. Sipas VKM nr. 96, 17.02.2010, të gjitha ndryshimet duhet të bëhen dhe përballohen nga vetë shoqëritë e autorizuara, si dhe gjithë pajisjet e shitura deri tani duhet t’u përshtaten këtyre standardeve. Të gjitha pajisjet që nuk përmbushin kushtet teknike të përcaktuara nga qeveria dhe Ministria e Financave, shoqëritë e autorizuara duhet t’i ndërrojnë me kasa fiskale sipas standardit të ri, pa kosto për tatimpaguesin.

Pse u ndërpre shitja e kasave dhe kur rifillon?

AED ishte e vetmja kompani që ndërpreu shitjen e kasave fiskale për një periudhë gati 1-mujore, në pritje të udhëzimit të ri, që sapo ka hyrë këto ditë në fuqi. Nuk mund të shisnim kasa pa ditur se çfarë përmban udhëzimi dhe pa respektuar afatet për certifikimin e produkteve, referuar rregullave të reja. Pajisjet e AED i përmbushin të gjitha karakteristikat teknike që ka kërkuar Ministria e Financave dhe nuk do të ndryshohen, por do të rifreskohen në programin logjik sipas standardeve të reja. Jemi e para shoqëri që ka ricertifikuar pajisjet fiskale pranë DPM sipas standardeve të fundit dhe jemi në fazën e autorizimit për shitje pranë komisionit të ngritur nga ministri i Financave për autorizimin e shitjes së pajisjeve fiskale. Menjëherë pas përfundimit të procedurës së autorizimit të shitjes, të gjithë klientët e AED do të kontaktohen nga Call Center-i dhe nga stafi teknik AED, për rifreskimin e pajisjeve sipas kërkesave të reja teknike të kërkuara.

çfarë përmban udhëzimi i fundit?

Të gjitha pajisjet do të transmetojnë çdo ditë të dhëna në mënyrë automatike, menjëherë pas mbylljes së raportit tatimor ditor. Procesi do të administrohet direkt nga Tatimet në të gjitha fazat, që nga kërkesa për t’u pajisur me pajisje fiskale pranë shoqërive të autorizuara, instalimi apo të gjitha tipat e ndërhyrjeve teknike. Duhet të theksoj se VKM-ja dhe udhëzimi i fundit e kanë cilësuar të parregullt pajisjen fiskale me 2 rule letër. Duhet pajisje me 1 rul letre për kuponin tatimor dhe shiritin e kontrolli në format elektronik, shkurt QSHKE.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›