Kasat fiskale, Tatimet gjobisin bizneset në Vlorë, Sarandë
TIRANE- Tatimet gjobisin bizneset për mungesë të kasave fiskale dhe mosmbajtje të saktë të dokumentacionit tatimor. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se gjatë ditëve të fundit ka ushtruar kontrolle ne qytetin e Vlorës dhe Sarandë. Jane kontrolluar 51 subjekte dhe jane ushtruar penalitete për moszbatim të detyrimeve ligjore, në mungesë të pajisjes me kasë fiskale, për mosmbajtje të saktë të dokumentacionit tatimor dhe për moslëshim të kuponit tatimor. Gjithashtu, janë vendosur 2 gjoba me vlerë 200.000 lekë, për shoqëritë e autorizuara për tregtimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale, të cilat nuk kanë respektuar afatet e mirëmbajtjes.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)
(s.g/NEWS24/balkanWeb)