Kasat fiskale shtypen per procedure

Më shumë se një vit pas vendosjes së kasave fiskale për të gjitha bizneset, punonjësit e tatimeve tregojnë se procesi po kthehet në një procedurë pa kuptim dhe pa efekt në menaxhimin e mbledhjes së të ardhurave.
Sipas gazetës "Shqip", ka shumë biznese që nuk i printojnë faturat, duke ulur shitjet reale të raportuara, por ka edhe shumë biznese të tjera që shtypin herë pas here kasën për të kryer raportime që nuk kanë vlerë, pasi statusi i tyre si biznes i vogël nuk ndryshon, thonë ekspertët e tatimeve, të cilët këto ditë janë nën ethet e një beteje politike të brendshme.
Kasat u vendosën vitin e kaluar nën besimin që do të formalizonin mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të qeverisë.
Por pikërisht në vitin e parë të përdorimit të kasave, arkëtimet e administratës tatimore në formën e TVSH-së kanë rënë.
Në prill të këtij viti, arkëtimet e TVSH-së ishin 37 për qind më të ulëta se sa në prill 2010, kur kasat nuk kishin hyrë ende në përdorim masiv.
Për të gjithë periudhën janar-korrik, tatimet kanë arkëtuar 14 miliardë lekë TVSH, ose 16.7 për qind më pak se e njëjta periudhë e vitit 2010. Fenomeni në fjalë u denoncua pak ditë më parë dhe nga Autoriteti i Konkurrencës.
Metodat e fshehjes
Ekspertët e tatimeve kanë bërë një listë me metodat e përdorura nga bizneset e mëdha për të mos raportuar shitjet me kasë.
E para dhe më e përdorshmja është ajo e vjetra: shite një mall dhe mos e shëno në kasë. Tatimorët kanë të drejtë të vendosin gjobë deri në 100 mijë lekë në rast se zbulojnë një rast të tillë dhe për këtë arsye, bizneset i janë drejtuar metodave të tjera.
Mënyra e dytë është lëshimi i një fature të printuar, që në fakt nuk ka dalë nga kasa, por nga një kompjuter i çfarëdoshëm.
Metoda e tretë është printimi i disa faturave për t’i pasur rezervë në rast se vijnë tatimorët. Lokalet p.sh, e marrin faturën pasi përfundojnë kafenë klientët dhe ia transferojnë faturën klientit pasardhës.
Ndërsa bizneset e rëndësishme si dyqanet nëpër qendrat tregtare apo lokalet e restorantet luksoze kanë shpikur marifete të ndryshme për të fshehur shitjet, një kategori tjetër biznesesh, si byrektoret apo parukieret kanë filluar të shtypin herë pas here kasën fiskale nga frika se, nëse nuk raportohet asgjë në tatime, mund të gjobiten.
Për bizneset e vogla, nuk ka ndonjë rëndësi nëse raportohen shitjet reale, më shumë apo më pak, pasi statusi i tyre si tatimpagues nuk ndryshon.
Ato do të vijojnë të funksionojnë si biznes i vogël me taksa fikse që paguhen në bashki, pavarësisht nëse e shtypin apo jo kasën fiskale.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Përplasja për buxhetin
Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se qeveria arriti të rikthejë në stabilitet financat publike të vendit, falë politikës që ndoqi me buxhetin e vitit të kaluar. Greqi, ekonomia vazhdon rënien edhe në 2012-n
Rënia e ekonomisë greke do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) do të pësojë një rënie prej 2,5%, paralajmëroi instituti helen i statistikave.
Buxheti 2012, shpresë për parashikim realist
Problemi më i madh i Shqipërisë gjatë katër viteve të fundit ka qenë fakti që qeveria ka programuar gjithmonë një buxhet të fryrë përtej logjikës formale në të ardhura dhe shpenzime dhe është detyruar në mes dhe në fund të vitit të kryejë rishikime të rënda për t’i shpëtuar falimentit. Lufta tregtare, Kroacia kërkon të penalizojë Shqipërinë
Një propozim i Kroacisë në negociatat tregtare mes vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit, mund të nxjerrë jashtë loje eksportet shqiptare. Kursi, leku humbet terren në shtator
Monedha shqiptare humbi 0.4 për qind të vlerës së vet kundrejt euros dhe 4.6 për qind kundrejt dollarit amerikan gjatë muajit shtator, një performancë kjo më pak negative se sa është vërejtur gjatë muajve shtator të viteve të shkuara.
Lajmet kryesore
"Qeveria s’kontollon evazionin"
KLSH: Nga 106 mijë biznese, vetëm 55% paguan kontribute
UT: Të meta në financimin e ri
Reforma, PD: I kthyem përgjigje PS-së
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen