Perplasja per buxhetin

Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se qeveria arriti të rikthejë në stabilitet financat publike të vendit, falë politikës që ndoqi me buxhetin e vitit të kaluar.
“Së pari një rënie të deficitit vjetor të buxhetit në nivelet 3 përqind, duke qenë deficiti më i ulët historik i gjithë periudhës së tranzicionit. Së dyti, në këtë vit të presionit të krizës globale borxhi publik të ulet me 1 pikë përqindje të prodhimit të brendshëm bruto”, deklaroi ministri Bode.
Por opozita i lexon ndryshe shifrat e buxhetit. Mimi Kodheli liston dy tregues, që sipas saj dëshmojnë se qeveria dështoi me financat.
“Të ardhurat buxhetore për vitin 2010, përkundrejt plani, janë në masën -8.9 miliard lekë, ndërkohë që vetëm të ardhurat tatimore janë në -10.5 miliard lekë”, tha Kodheli.
Deputeti tjetër socialist Arben Malaj, thotë se ulja e deficitit ishte e detyrueshme, por u bë me një kosto të lartë për ekonominë.
“Nëse vërtetojmë që ka mosrealizim të ardhurash dhe nga ana tjetër kemi ulje të deficitit, atëherë janë dy faktorë që mund të kenë sjellë këtë, por që të dy nuk kanë impakt pozitiv. E para janë të ardhurat spondane që mund të vijnë nga privatizimi dhe ne kemi mbërritur në që thesin e privatizmit nuk kemi ku ta shkundim më dhe e dyta është mosrealizimi i shpenzimeve, aq më i keq është impakti ekonomik kur ky mosrealizim nxit pastaj investimet në ekonomi”, tha deputeti Malaj.
“Sot sfida e financave kudo në botë është shkurtimi i shpenzimeve, nuk shkurtojmë më shpenzime, se iu është rritur kostoja e shpenzimit të buxhetit, duhet të shkurtojmë pagat, pensionet pa të shkurtojmë shpenzimet. Në bëmë të mundur shkurtimin e shpenzimeve duke rritur pagat dhe pensionet në vitin 2010. kemi ruajtur një nivel investimesh qendrore dhe lokal prej 7 përqind, c’vit e keni bërë ju?!”, tha replikoi ministri Bode.
Në vitin 2010 qeveria ndoqi një politikë të shtrënguar fiskale, kur pas shtimit të financave të vendit në vitin zgjedhor të 2009 u detyra të ndërhynte disa herë për të shkurtuar shpenzimet, që goditën kryesisht investimet publike.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Greqi, ekonomia vazhdon rënien edhe në 2012-n
Rënia e ekonomisë greke do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) do të pësojë një rënie prej 2,5%, paralajmëroi instituti helen i statistikave.
Buxheti 2012, shpresë për parashikim realist
Problemi më i madh i Shqipërisë gjatë katër viteve të fundit ka qenë fakti që qeveria ka programuar gjithmonë një buxhet të fryrë përtej logjikës formale në të ardhura dhe shpenzime dhe është detyruar në mes dhe në fund të vitit të kryejë rishikime të rënda për t’i shpëtuar falimentit. Lufta tregtare, Kroacia kërkon të penalizojë Shqipërinë
Një propozim i Kroacisë në negociatat tregtare mes vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit, mund të nxjerrë jashtë loje eksportet shqiptare. Kursi, leku humbet terren në shtator
Monedha shqiptare humbi 0.4 për qind të vlerës së vet kundrejt euros dhe 4.6 për qind kundrejt dollarit amerikan gjatë muajit shtator, një performancë kjo më pak negative se sa është vërejtur gjatë muajve shtator të viteve të shkuara. Sfida e Shqipërisë, t’i shpëtojë krizës greke
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vëren se Shqipëria e ka kaluar “relativisht mirë” fazën e parë të krizës ekonomike që filloi në shtator 2008, por se tani, sfida më e madhe e vendit tonë është që t’i shpëtojë efekteve anësore që mund të vijnë nga kriza greke.
Lajmet kryesore
Tiranë, hapet gjyqi i pronave
Toptanët-Konomët, proces për 275 ha në bregdet
Rrëzohet dënimi për Aldo Baren
Rama: Dua përgjigje për paktin
Reforma, PD: I kthyem përgjigje PS-së
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen