E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT Te meta ne financimin e ri


Senati i Universitetit të Tiranës  ka diskutuar të hënën draftin e qeverisë për formën e re të financimit të universiteteve.

Kreu i këtij Senati, Dhori Kule, në deklaratën për shtyp ka evidentuar një sërë boshllëqesh ligjore në këtë draft, që cënojnë besueshmërinë e tij, por edhe transparencën e realizimit të tij .

Në këtë takim është kërkuar të bëhen publik autorët e këtij drafti, opinioni i konsulentëve të huaj dhe gjendja aktuale e arsimit në Shqipëri.

Senati i ka  kërkuar Ministrisë së  Arsimit  të bëjë publik vendin që ka zbatuar skemën e financimit të studentit dhe sa fitimprurëse ka rezultuar ajo. Një pikë tjetër e dobët sipas rektorit Dhori Kule  mbetet edhe kontrroli i universiteteve që do të fitojnë këto fonde si organizata jofitimprurëse.

Profesorët e Senatit ngrejnë dyshime mbi këtë kontrroll duke u nisur  nga  praktika aktuale e pranuar nga vetë ky material se deri tani shteti nuk ka arritur të bëje kontrollin dhe monitorimin e universiteteve private? Një pikë e rëndësishme e draftit të financimit që qeveria ka kërkuar ta zbatojë më 2013 është performanca e universiteteve.

Rektori i Universitetit të Tiranes dhe kreu i Senatit ka kërkuar të dijë se mbi c’baza do të bëhet vlerësimi i performancës së universiteteve.

Në draft paraqitet se skema e re e financimit të universiteteve bazohet në performancën e tyre, por në fakt kjo performancë në këtë material zhvillohet vetëm në bazë të numrit të studentëve dhe jo në treguesit e tjerë cilësorë të kësaj performance.

Senati ka kërkuar që të bëhen edhe dhjetra detajime teknike të draftit mbi financimin e universiteteve i cili është kërkuar të zbatohet me shpejtësi nga qeveria.

Modeli i zgjedhur në këtë material për financimin e IAL është ai që ndjek "studentin". Cilat janë modelet e tjera me të cilat grupi hartues i materialit është konsultuar dhe përse u zgjodh pikërisht ky model? (A ishte më i suksesshmi; ai ishte më i përshtatshmi për kushtet e vendit tonë; a është më i mundshmi për t’u zbatuar aktualisht? Pra cilat janë argumentet pro dhe kundër të përdorura nga hartuesit e këtij materiali të zgjedhjes së këtij modeli.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Nis llotaria amerikane
Për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në llotarinë amerikane për vitin 2013, katër tetori është dita e nisjes së aplikimeve nëpërmjet formularit elektronik që gjendet në faqen e internetit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Pasdite në TCH, dhuna në punë
Dhuna ndaj grave në mjediset e punës u vendos në qendër të vëmendjes së emisionit të pasdites gjatë ditës së sotme, duke u rikthyer tek ngjarja e shëmtuar që ndodhi disa javë më parë në zyrat e Bashkisë së Tiranës. Censusi, verifikimi, pas deklarimit
Anketuesit që po kryejnë regjistrimin e popullsisë në terren nuk kanë të drejtë të bëjnë verifikim të deklarimit të qytetarit duke i kërkuar këtij të fundit dokumenta, si pasaportë apo kartë identiteti.
Selanik, hapet shkolla shqipe
Në një prej ambienteve të Universitetit 'Aristotelis të Selanikut, nën kujdesin e shoqatës ''Nënë Tereza'', ka hapur përsëri dyert për fëmijët e emigrantëve shqiptarë shkolla e gjuhës shqipe. Idrizi: Censusi është i garantuar
Megjithëse i ka konsideruar të papërshtatshme pyetjet në formularin e censusit për përkatësinë etnike dhe fetare, Partia për Drejtesi, Integrim dhe Unitet beson se amendamentet e saj, të miratuara në parlament, janë garante të objektitvitetit të këtij procesi.

Lajmet kryesore

Tiranë, hapet gjyqi i pronave
Toptanët-Konomët, proces për 275 ha në bregdet
Përplasja për buxhetin
Rama: Dua përgjigje për paktin
Reforma, PD: I kthyem përgjigje PS-së
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›