Thaci Gati te takoj kreret e Serbise

Në një intervistë të dhënë dje për Zërin e Amerikës, kryeminisri i Kosovës Hashim Thaçi, u shpreh i gatshëm për takime me krerët e Serbisë.
“Në çdo moment, institucionet e Republikës së Kosovës janë të gatshme të takohen me bartësit e institucioneve të Serbisë, në mënyrë që t’i zgjidhim këto dallime të mëdha që i kemi si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Mendoj se vetëm me takime, vetëm me dialog për marrëdhënie të mira ndërshtetërore, mund të ecim përpara dhe në asnjë rrethanë duke mos komunikuar, duke mos dialoguar. Por, e ritheksoj, çështja e Kosovës është mbyllur njëherë e përgjithmonë. Kosova është vend sovran Veriu i KosovësRasmussen: KFOR veproi për vetëmbrojtje Betonohet ura mbi lumin IbërJarinje, KFOR zgjeron zonën e sigurisë dhe i pavarur. Mund të ndodhin takime në mes liderëve të Prishtinës dhe Beogradit, vetëm për njohjet zyrtare si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, tha kreu i qeverisë kosovare.
Ai foli edhe për situatën e tensionuar në veri, duke theksuar se insitucionet e Kosovës janë të përkushtuara për vendosjen e sundimit të ligjit, përfshirë edhe veriun e vendit, rrugët e të cilit mbeten të bllokuara nga protestuesit serbë, që nuk pajtohen me vendosjen e doganave të Kosovës në atë zonë. Megjithatë, ai shtoi se problemet 12-vjeçare në veri nuk mund të zgjidhen për 12 orë. “Është shumë me rëndësi që qytetarët atje nuk jetojnë me ëndrrën e ushqyer prej 12 vitesh nga Beogradi për ndarje . Dhe të gjithë e dinë se barrikadat dhe ai mentalitet nuk do të mund të mbijetojë gjatë. Rruga e vetme është integrimi, dorë shtrëngimi dhe natyrisht se krijimi i rrethanave shumë më pozitive nga ana e qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve ndërkombëtare në mënyrë që qytetarët atje të jetojnë si në gjithë territorin e Kosovës”, shtoi Thaçi.
“Për veriun e Mitrovicës, nuk do të ketë status special, nuk do të ketë autonomi. Nuk do të ketë ndonjë trajtim siç pretendohet poshtë e lart, apo administrim ndërkombëtar. Dëshiroj të thekoj se gjithë skena politike kosovare ka një qëndrim dhe flasim me një zë se duhet të vazhdojë implementimi i dokumentit të presidentit Ahtisaari, duhet të ketë rend dhe ligj. Dhe vetëm duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dokumentin e presidentit Ahtisaari dhe Rezolutën 1244, atje do të ketë normalitet, duhet të ketë jetë të re, duhet të ketë perspektivë”, sqaroi më tej kreu i ekzekutivit kosovar.
Thaçi dënoi ashpër vrasjen e Drejtorit të Arsimit të komunës së Prishtinës Remzi Salihu, duke e cilësuar atë një sulm ndaj institucioneve të Kosovës. “Kjo është ngjarja më e shëmtuar e mundshme, që mund t’i ndodhte Kosovës, është një krim i shëmtuar, i dënueshëm nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, i dënueshëm nga të gjithë qytetarët e Republikës. Është një mesazh për reflektim dhe vendosmëri edhe më të lartë të institucioneve të vendit në luftë kundër krimit. Prandaj, qeveria e Republikës së Kosovës e dënon rëndë këtë krim të kryer ndaj zyrtarit të komunës së Prishtinës, ndaj një njeriu të dashur, të respektuar e të vlerësuar nga të gjithë”, përfundoi kryeministri kosovar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pacolli rimerr drejtimin e AKR-së
Behgjet Pacolli është rikthyer në krye të subjektit që e themeloi vetë, Aleancës Kosova e Re. Kurti: Plani operacional, i dështuar
Lëvizja Vetëvendosje e ka vlerësuar si të dështuar planin operacional të qeverisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri. Dacic: Konferencë ndërkombëtare për Kosovën
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic ka propozuar mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe cështjet “e kontestuara” të saj. Prishtinë, ekzekutohet kreu i Arsimit
Qyteti i Prishtinës u trondit këtë mëngjes nga vrasja e një zyrtari të komunës në zyrën e tij. Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës Remzi Salihu u qëllua për vdekje me pesë plumba në kraharor më zyrën, e cila ndodhet në objektin e ri të komunës në lagjen 'Arberia' të kryeqytetit kosovar. Ndahen cmimet e “Pri Film Fest”
Është filmi Loverboy i regjisorit rumun Catalin Mitulescu triumfuesi i Edicionit të tretë të festivalit nderkombetar te filmit te Prishtines.
Lajmet kryesore
Tiranë, hapet gjyqi i pronave
Toptanët-Konomët, proces për 275 ha në bregdet
Përplasja për buxhetin
Rama: Dua përgjigje për paktin
Reforma, PD: I kthyem përgjigje PS-së
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen