Kasat fiskale si kutite e votimit

Kostoja e kasave per biznesin do jete zero do i zbresim nga taksat per biznesin e vogel tha Berisha.
Ne fakt ky vendim i qeverise vjen dy dite pasi Ministri i Financave kishte deklaruar nje zgjidhje tjeter ate te shtyrjes se perkohshme te afatit dhe gjetjes se nje mundesie per shitjen e kasave me cmim me te lire. Vendimi i deklaruar nga Berisha ka shkaktuar reagimin e opozites.
Kthehet kryeministri nga Amerika dhe jo vetem qe refuzon propozimin e Ministrit te Financave por shkon edhe me tutje duke futur duart ne financat e pushtetit vendor qe jane leket per pastrim gjelberim e per sherbimet e tjera tha Rama.
Zoti Rama shtoi se procedurat qe ndoqi qeveria me kasat eshte nje afere e madhe korruptive qe tregon fytyren e vertete te saj.
A e kuptoni se ku ka mberritur babezia e kesaj qeverie kusaresh dhe se cfare eshte ne gjendje te beje personalisht Sali Berisha qe e konsideroj personalisht te perfshire ne kete veprimtari korruptive e cila ka plasur ne te kater anet me keto kasa fiskale qe jane simbol i ketij simboli qeveritar deklaroi Rama.
Por kryeministri ka dashur te beje nje paralelizem duke akuzuar liderin e opozites se eshte ai qe e ngarkon biznesin me taksa te larta.
Mos harroni klithmat e opozites per pasaportat biometrike qe ishin jetike per vizat. E njejta melodi po ndiqet edhe tani por kete radhe nga interesa strikte mafioze. Si mund te derdhesh lot krokodili ti per kasat kur ato kushtojne me pak se sa taksat qe i ke vene ti biznesit per emrin tha kryeministri Berisha.
Ne Shqiperi ka mbi rreth 120 mije biznese qe kane detyrimin per te vendosur kasat por deri tani jane pajisur vetem 10 perqind e tyre