E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athine nis mesimi ne shkollen shqipe

Me gjithe veshtiresite dhe mungesat ne libra dhe baze materiale Shkolla Shqipe ne Athine ka hapur dyert per femijet e emigranteve qe deshirojne te mesojne gjuhen amtare.

I pranishem ne ceremonine hapese te semestrit te pare te ketij viti ishte ambasadori shqiptar ne Greqi Dashnor Dervishi i cili pershendeti femijet dhe prinderit e tyre.

Shkolla Shqipe ne Athine eshte nje iniciative private e biznesmenit shqiptar Lorenc Koka i cili ka mundesuar per te shtatin vit rresht mesimin e gjuhes shqipe per te gjithe femijet shqiptare qe deshirojne ta bejne kete teresisht falas.

Koka thote se ka investuar nga te ardhurat e tij personale per te pajisur klasat me mjete didaktike ndersa nje ndihme e madhe i eshte dhene atij nga Keshilli Pedagogjik i Mesuesve Shqiptare ne Emigracion nga komuniteti i emigranteve dhe ambasada shqiptare ne Athine.

Koka i ftoi te gjithe emigrantet qe jetojne ne Greqi ti dergojne femijet e tyre ne shkollat shqipe kudo qofshin ato pasi vetem ne kete menyre do tiu mundesohet femijeve te mesojne sakte dhe mire gjuhen shqipe.

Ndersa mesuesja Mimoza Hite thote se vetem ajo ka libra ne klase. Mesuese Moza sic e therrasin nxenesit u jep femijeve shqiptare lenden e gjuhes shqipe. Ajo sqaron se presin pajisjen me libra dhe baze didaktike se shpejti.

Vete femijet nepermjet mikrofonit te Top Channel kane pyetur ambasadorin shqiptar se kur shteti yne do te krijoje me shume mundesi qe ata te mesojne gjuhen e prinderve te tyre.

Ambasadori Dervishi pasi pershendeti fillimin e mesimit per kete vit shkollor u tha femijeve se shteti yne po punon per plotesimin sa me shpejte te jete e mundur qe edhe ata te kene e mundesi te pajisen me libra ne gjuhen e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›