E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparenca ne gjyqesor rregullorja e re

Nisma e ministrit Nishani prezantohet drafti nga Ministria e Drejtesise. Percaktohen kritere te qarta te marredhenieve gjykate-publik-media. Rregullorja se shpejti akt nenligjor

Nevoja per me teper transparence ne gjyqesor pengesat e shumta qe has publiku apo media shpeshhere per informacion ne kete sistem ka detyruar ministrin e Drejtesise Bujar Nishani te ndermarre hapa per ta rregulluar kete marredhenie. Ne Ministrine e Drejtesise z. Nishani prezantoi dje draft-rregulloren Per marredhenien e gjykates me publikun. Rregullorja e re percakton kriteret e qarta te marredhenies se gjykates me publikun median etj. dhe eshte hartuar nga Ministria e Drejtesise ne bashkepunim me Institutin per Studime Publike dhe Ligjore si pjese e shoqerise civile ne kuader te rritjes se transparences se sistemit te drejtesise. Gjate prezantimit te rregullores ministri Nishani tha se thelbi i dokumentit dhe objekti i tij eshte i rendesishem pasi ka te beje me rregullimin e marredhenies se gjykates me publikun. Numri nje i institucionit te drejtesise shprehu rendesine e draftit ne rritjen e transparences per publikun dhe median duke theksuar si element te rendesishem te rregullores rritjen e aksesit te publikut dhe medias ne pushtetin gjyqesor. Drafti i prezantuar dje eshte kontribut i drejtperdrejte per rritjen e transparences dhe ka te beje me ofrimin e informacionit aksesin e publikut ne punen e gjykates aksesin e cdo individi jo thjesht per te qene i barabarte ne nje proces gjyqesor por edhe per tu njohur ne teresi dhe ne detaje me te gjithe proceduren gjyqesore te vete ceshtjes per te cilen ka interes. Por pa dyshim do te jete ne sherbim edhe te nje prej pushteteve me te rendesishme ne nje shoqeri demokratike sic eshte media. Ndaj sot ne i ofrojme nje instrument akoma me te konsoliduar medias e cila permes hapesires dhe transparences do te kete te gjithe aksesin e nevojshem dhe ligjor dhe te rregulluar tashme ne akte ne veprimtarine e gjykatave - tha Nishani. Sipas tij dokumenti eshte kontribut i rendesishem edhe per administraten gjyqesore si dhe do tu vije ne ndihme gjyqtareve e drejtueseve te gjykatave qe pervec angazhimeve profesionale kane barren e menaxhimit dhe ofrimit te sherbimeve te tjera qe duhet ti ofrojne publikut. Permes konsolidimit te ketyre instrumenteve besoj qe konsolidojme nje element te rendesishem te transparences me publikun - tha Nishani. Ministri shprehu falenderime per kontributin e dhene nga shoqeria civile ne hartimin e ketij drafti si dhe e siguroi ate per bashkepunim te vazhdueshem ne te ardhmen me ministrine. Ministria e Drejtesise ka percaktuar si metode te punes se saj bashkepunimin e ngushte konsultativ dhe ate te bashkerendimit e te hartimit te legjislacionit me organizatat joqeveritare. Kapacitetet ne shoqerine civile jane te shumta ndaj do te perfitoja nga rasti per te shprehur mirenjohjen per ata qe angazhohen ne kete bashkepunim - tha ai. Draft-rregullorja e marredhenies se gjykates me publikun pritet se shpejti kthehet ne nje akt ligjor.

Qellimi i rregullores

Kjo rregullore ka per qellim rregullimin e marredhenies se gjykates me publikun. Kjo rregullore synon garantimin e informimit te publikut per veprimtarine e gjykatave te republikes me ose pa interesimin e tij te drejtperdrejte. Rregullorja ka per objekt te vendose rregulla te pjesemarrjes se publikut ne veprimtarite e gjykates rregullimin e detajuar te procedurave dhe te pergjegjesive brenda gjykates ne funksion te garantimit te se drejtes per informim dhe marredhenies me publikun garantimin e te drejtes se publikut per informim ne menyre uniforme te barabarte te drejte dhe ne kohe te arsyeshme standardizimin e marredhenieve te gjykates me mediat si dhe percaktimin e procedurave per dhenien e informacionit qe permbajne dokumentet zyrtare. Gjithashtu kjo rregullore rregullon marredhenien e gjykates me publikun pa perfshire dhe pa penguar marredhenien e gjykates me palet ose pjesemarresit ne gjykim. Zyra e Marredhenieve me Publikun ka per detyre te leshoje deklarata per shtyp qe eshte dokumenti i leshuar nga kjo zyre nen autoritetin e kryetarit te gjykates qe komunikon ne menyre te permbledhur nje ose disa ceshtje per publikun. Ceshtjet objekt te deklarates kane te bejne me gjykimin e ceshtjeve konkrete me veprimtarine ne teresi te gjykimit si dhe me veprimtari te tjera te gjykates. Marredhenie me publikun do te thote marredhenie e dyanshme e gjykates nga njera ane dhe e publikut nga ana tjeter ku gjykata ka per detyre te informoje publikun me saktesi profesionalizem dhe ne menyre te barabarte per veprimtarine e saj sipas kufizimeve qe permban ligji dhe kjo rregullore. Ajo perfshin jo vetem detyrimin per te dhene informacion me kerkese te publikut por edhe detyrimin e gjykates per te informuar publikun per veprimtarine e saj pa kerkese te publikut. Elementet qe permban marredhenia e gjykates me publikun dhe qe detajohen ne kete rregullore jane Informimi per dokumentet zyrtare aksesi i medias ne veprimtarine e gjykates informimi orientues i publikut ne ambientet e gjykates dhe veprimtari te tjera publike te iniciuara nga gjykata. Palet dhe pjesemarresit ne gjykim jane personat fizike ose perfaqesuesit e personave juridike qe sipas Kodit te Procedures Civile dhe Kodit te Procedures Penale paraqiten ne gjykate per nje proces gjyqesor konkret. Marredhenia e tyre me gjykaten rregullohet sipas legjislacionit procedural. Kjo rregullore nuk pengon dhe as kundershton zbatimin e atij legjislacioni.

Si duhet te funksionoje Zyra e Marredhenieve me Publikun

Zyra e Marredhenieve me Publikun ne Gjykate eshte ne varesi te kancelarit i cili mbikeqyr veprimtarine e kesaj zyre ne perputhje me kriteret percaktuara ne legjislacionin ne fuqi me interesin e vete gjykates per te informuar per veprimtarine e saj si dhe ne perputhje me interesin e medias dhe publikut te gjere per tu informuar per veprimtarine e gjykates. Kjo zyre ka per detyre komunikimin e vazhdueshem profesional me gazetaret dhe me median elektronike pergatit broshura informative per publikun dhe per median te cilat i shperndan ne mjediset e gjykates pasi permbajtja e tyre te jete miratuar nga kryetari i gjykates keshillon dhe i sugjeron kryetarit te gjykates ose gjyqtareve te ceshtjeve per reagime publike ose per dhenien e informacioneve per publikun miremban dhe perditeson faqen e internetit te gjykates pergatit deklaratat per shtyp per cdo ceshtje qe cmohet nga kryetari dhe nga gjyqtaret se duhet bere publike komunikon deklaratat per shtyp ne emer te gjykates pergatit dhe shperndan kur eshte mundesia teknike per mediat elektronike disk/kasete te regjistruar te seancave gjyqesore administron sipas rregullave qe percakton kjo rregullore pranon dhe percjell per miratim kerkesat e publikut jo te paleve dhe te medias per informacion si dhe per te ndjekur seancat gjyqesore ndjek dhe lehteson median elektronike qe lejohet te filmoje ne mjediset e gjykates. Siguron qe vendimi i trupit gjykues/gjyqtarit te vetem te zbatohet nga media elektronike ne mjediset e gjykates. Gjithashtu kjo zyre organizon punen per transmetimin e drejtperdrejte te seancave gjyqesore ne median elektronike ne perputhje me rregullat e vendosura nga trupi gjykues perkates administron regjistrimet audio e video kur ato ekzistojne per efekt mediatik te proceseve gjyqesore mban lidhje me ZMP te gjykatave te tjera dhe koordinon punen per te shmangur dhenien ne menyre paralele te informacioneve per publikun organizon dhe administron procesin e terheqjes se mendimit te publikut per gjykaten perfshire dhe ankesat per veprimtarine e gjykates si dhe harton planin per vendosjen e shenjave dalluese te orientimit te publikut ne ambientet e gjykates dhe ia sugjeron kryetarit te gjykates per miratim.

Procedura e hartimit te deklarates per shtyp

Per cdo seance gjyqesore ose pas cdo procesi gjyqesor trupi gjykues ose gjyqtari i vetem i ceshtjes ka te drejte te vendose per te informuar publikun ne menyre te permbledhur per ecurine e ceshtjes nepermjet nje deklarate per shtyp Gjyqtari ose trupi gjykues nuk mund te detyrohen ta bejne nje gje te tille. Deklarata per shtyp mund te behet me kerkese te vete trupit gjykues ose me sugjerim te ZMP-se dhe behet vetem ne emer te gjykates. ZMP mund ti sugjeroje gjyqtarit ose trupit gjykues avantazhet dhe dizavantazhet e mbajtjes se nje qendrimi publik. Kur vendoset qe te hartohet nje deklarate per shtyp tekstin e harton gjyqtari qe kryeson trupin gjykues me ndihmen profesionale te ZMP-se. Ne menyre te domosdoshme deklarata per shtyp qe ka te beje me gjykimin e ceshtjeve gjyqesore duhet te permbaje daten vendin dhe oren e seances se zhvilluar rrethanat e pergjithshme ne te cilat zhvillohet gjykimi dispozitivin e vendimit te ndermjetem apo perfundimtar te gjykates si dhe mesazhin informues/ sqarues ne lidhje me ceshtjen ne fjale. Teksti i deklarates hartohet ne nje gjuhe te thjeshte dhe te kuptueshme per publikun. Ai duhet te jete informativ dhe sqarues. Kur eshte rasti deklarata sqaron edhe ecurine e metejshme te ceshtjes. Eumlshte e ndaluar qe ne deklaraten per shtyp te citohen thenie te deshmitareve thenie te gjyqtareve prokuroreve avokateve eksperteve si dhe pjesemarresve te tjere ne proces. Kur deklarata per shtyp nuk lidhet me proceset gjyqesore ajo hartohet nga ZMP dhe miratohet nga kryetari i gjykates. Deklaratat per shtyp qe lidhen me veprimtarine e pergjithshme te gjykates numrin e ceshtjeve ngarkesen gjendjen financiare dhe konkluzionet e analizave te punes behen domosdoshmerish publike. Deklarata mund te behet ne emer te mbledhjes se gjyqtareve ose te gjykates por asnjehere ne emer te gjyqtarit. Perjashtimisht deklarata mund te behet ne emer te gjyqtarit kur ka nje interes publik per te dhena qe lidhen me gjyqtarin dhe gjithmone me konsensusin e tij. Ne cdo rast nuk lejohet berja publike nga ana e gjykates e asnje te dhene qe lidhet me procesin gjyqesor te paperfunduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›