E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat fiskale, vëjnë në vështirësi bizneset

Vendosja e kasave fiskale vë në vështirësi bizneset . Tregtarët e Medresesë shprehen se vendosja e kasave po ndikon në falimentimin e tyre.Ndërkohë që shprehen se nuk kanë marrë ende subvencionimin që u është premtuar. Ndërkohë që nuk mungojnë edhe ata tregtarë të cilët nuk i kanë vendosur kasat fiskale dhe deklarojnë se nuk do të pajisen pasi e kanë të pamundur që ti blejnë.
 

Tregtarët e Medresesë ishin të parët biznese që protestuan për vendosjen e kasave dhe pavarësisht se iu premtua subvensionim, ata shprehen se po hasin mjaft vështirësi në blerjen e kasave pasi fitimi i tyre është mjaft minimal.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›