Nafta në vendin tonë pëson rritje
Pëson rritje me 30-40 lekë çmimi naftës në vendin tonë. Vetëm ditët e fundit nëpër pikat e tregtimit të karburanteve është vënë re një rritje e çmimit të naftës edhe pse nuk është i njëjti çmim në pika të ndryshme. Ajo që është e sigurt është fakti se çmimimi i naftës vazhdon që të ketë rritje. Specialistë të ndryshëm e kanë shpjeguar këtë rrritje te çmimeve me faktin e rritjes së çmimit të naftës në tregjet botërore.
Madje, parashikohet që të ketë rritje të mëtejshme edhe në ditët në vazhdim. Kështu, ekspertët thonë se ka shqetësime se ngjarjet në Libi dhe në Lindjen e Mesme mund ta çrregullojnë prodhimtarinë e naftës dhe të shkaktojnë rritje të çmimit në tregjet botërore dhe si rezultat dhe në vendin tonë. Mendohet se një tjetër arsye e rritjes së çmimeve, mund të jetë rritja e kërkesës nga konsumatorët si dhe forcimi i dollarit ndaj euros. Nafta në vendin tonë ka pasur një çmim mjaft të qëndrueshëm për një kohë të gjatë dhe që prej disa javëve ajo ka pësuar rritje të vazhdueshme të çmimit.
Megjithatë, pavarësisht aspekteve negative, specialistët e shohin këtë rritje të çmimit dhe në një aspekt pozitiv pasi sipas tyre kjo tregon që ekonomia botërore po rimëkëmbet dhe kjo po ndikon edhe në rritjen e çmimit të naftës në përgjithësi.