Kasat zbardhet skema e kompensimit

Mbledhja maratone ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve ne prezencen e zyrtareve te Ministrise se Financave dhe shoqerive te kasave fiskale eshte mbyllur me nje variant per vijueshmerine e instalimit te pajisjeve. Shefi i teknologjise dhe informacionit ne Drejtorine e Pergjithshme Rinald Rista tha per gazeten Shqip se eshte rene dakord ne parim per ti subvencionuar kasat fiskale vetem per bizneset me xhiro vjetore nen 2 milione leke kurse bizneseve te tjera qe jane me TVSH do tu njihet ne bilanc shpenzimi i kryer per instalimin e pajisjes.
Kemi zhvilluar nje mbledhje me shoqerite e kasave eksperte te financave dhe tatimeve duke analizuar situaten e krijuar ne tre ditet e fundit. Shume shpejt do dalim ne variantin final per krijimin e projektligjit te kerkuar nga Kryeministri tha Rista.
Protesta e diteve te fundit dhe terheqja e Ministrise se Financave per te falur gjobat dhe shtyre afatin ka krijuar kaos ne procesin e kasave fiskale. Shoqerite e autorizuara deklarojne se lajmet kontradiktore te nxitura nga politika dhe te deformuara ne opinion kane krijuar nje keqkuptim te biznesit i cili po kthen mbrapsht pajisjen e blere.
Ngjarjet e diteve te fundit kane krijuar rremuje ne procesin e kasave ku shume biznese po i kthejne dita-dites pajisjet e instaluara dhe te blera me argumentin se lsquokane degjuar ministrin qe nuk u duhet apo lsquodo u jepet falas. Asgje nuk ndryshon. Per momentin eshte vendosur nje pezullim gjobash dhe shtyrje afati vetem per tregtaret e lire kurse te tjeret do te jene objekt kontrolli tregon Rista.
Ankesa e bizneseve te vogla per mosvendosjen e gjobave dhe pajisjen me kasa solli protesta per tri dite rresht ne Tirane deri me bllokim rruge krijim trafiku dhe zhvendosjen e tyre ne dyert kryesore te Ministrise se Financave. Vendosshmeria e tyre per te mos vendosur kasa gjeti aprovimin e detyruar te ministrit i cili pasi u shpjegoi te mirat qe sjell procesi ra dakord me tregtaret per ta shtyre afatin deri ne fund te muajit dhjetor dhe pezullimin e gjobave.
Por kjo nuk do te thote se nderpriten kontrollet dhe pezullohet procesi i instalimit te kasave. Te gjitha bizneset ne rang vendi do te kontrollohen nga tatimet per instalimin e kases dhe do vendosen gjoba ne rast se nuk zbatojne ligjin. Perjashtim provizor eshte bere vetem per individet qe shesin te tregu i lire perfundon sqarimin Rista.
Sakaq Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka shperndare ne terren te gjitha strukturat e hetimit tatimor per te verifikuar procesin dhe per ti sqaruar ato biznese qe kthejne kasat se po shkelet ligji dhe rrezikojne gjoba 100 mije lekeshe.