Fushebeteja te reja alternative te diplomacise kosovare
Ne pamundesi per te hyre shpejte ne OKB dhe Bashkimin Europian diplomacia kosovare duhet te analizoje mundesi te tjera alternative per ta bere Kosoven nje fakt te kryer e te mireqene ne arenen nderkombetare dhe per te pasur se paku njohje te drejtperdrejte nga sa me shume shtete duke mundesuar qarkullimin sa me te lehte e te gjere te tregtise kosovare dhe qytetareve. Ministria e Jashtme e Kosoves nuk duhet te merret vetem me njohjet nga vende te tjera te OKB-se por duhet ta beje para komunitetit nderkombetar gjithnje e me te qarte qe realiteti i pavaresise eshte i pakthyeshem sepse tashme ky shtet ka teper marreveshje nderkombetare dypaleshe apo shumepaleshe dhe eshte nderlidhur ne shume marredhenie e anetaresime.
Nje mundesi qe ia vlen te shqyrtohet eshte aplikimi i Kosoves per tu bere vendi i 55-te anetar i Komonuelthit te Kombeve. Objektivat e kesaj organizate shkojne pershtat me Kushtetuten e Kosoves pasi theksojne paqen lirine demokracine dhe te drejtat e njeriut dhe nuk eshte e thene qe shteti te jete ish-koloni britanike pasi tanime ka dy anetare Mozambiku ish-domeni portugez i anetaresuar ne 1995-n dhe Ruanda ish-belge e anetaresuar ne 2009-n qe skane qene koloni britanike.
Prej mbledhjes se krereve te vendeve te Komunuelthit ne Kampala ne vitin 2007 eshte hapur akoma me shume mundesia qe te anetaresohen vende qe skane lidhje historike me Britanine. Aktualisht kane aplikuar per anetaresi Algjeria dhe Madagaskari qe kane qene koloni franceze dhe kane shprehur interes Gjeorgjia dhe Eritrea. Anetaresimi ne Komonuelth do ti jepte mundesi te afrohej me shume me nje pjese te botes qe nuk e ka njohur ende Kosoven dhe te kompensoje pjeserisht mungesen e anetaresise ne OKB derisa kjo e fundit te behet realitet.
Pengesa numer dy e Kosoves ne rrafshin e marredhenieve nderkombetare eshte mosnjohja prej pese shteteve anetare te BE-se dhe fakti qe mungon ndonje marredhenie kontraktuale e mirefillte me kete organizate per te siguruar anetaresimin e Kosoves. Madje Qipro ka deklaruar se nuk do ta njohe Kosoven edhe po qe se e njeh Serbia gje qe te le te kuptohet se anetaresimi ne kete organizate eshte shume i larget. Nje menyre per ta kompensuar sadopak pamundesine aktuale per anetaresim ne BE mund te ishte negocimi per anetaresim ne Shoqaten Europiane te Tregtise se Lire EFTA. Anetaret e kesaj organizate kane nje marreveshje me BE-ne prej vitit 1994 per krijimin e Zones Ekonomike Europiane qe iu mundeson te shijojne tregun e perbashket europian dhe qarkullimin e lire te njerezve mallrave dhe kapitaleve pa qene anetare te BE-se. Pra nepermjet anetaresimit ne EFTA ku gjithe anetaret e njohin zyrtarisht Kosoven si shtet te pavarur mund te sigurohen pjesa me e madhe e perfitimeve qe do vinin prej anetaresise ne BE.
Gjithashtu eshte e domosdoshme qe Kosova pervec FMN-se dhe Bankes Boterore te siguroje anetaresine e Kosoves ne te tjera organizata ndershteterore si Komiteti Nderkombetar i Kryqit dhe Gjysmehenes se Kuqe apo Agjencia Europiane e Hapesires.
Ne marredheniet nderkombetare gjithnje e me shume hapesire e autoritet kane marre aktoret joshteterore dhe nese fitohet respekti apo njohja prej ketyre aktoreve rrjedhimisht konsolidohet edhe imazhi i Kosoves si aktor ne marredheniet nderkombetare. Kur flitet per aktoret joshteterore te paret qe te bien nder mendje jane kompanite e medha boterore si dhe organizatat joqeveritare nderkombetare. Per te afruar apo hyre ne marredhenie me kompani te medha duhet qe te behen politika fiskale sa me agresive p.sh te hiqen taksat e korporatave si dhe te kihet parasysh mire reputacioni apo fuqia nderkombetare e kompanive qe licencohen marrin tendere apo bejne privatizime nderkohe qe realiteti tregon te kunderten sic eshte rasti me kompanine e dyshimte te hekur-nikelit. Nga ana tjeter qeveria e Kosoves dhe aktore te tjere te biznesit e shoqerise civile qe jane te interesuar per procesin e shtet-formimit duhet te afrojne apo hapin dege lokale te sa me shume organizatave nderkombetare qe kane reputacion global si Amnesty International CARE International Save the Children Meacutedecins Sans Frontiegraveres etj. Ne kete linje duhet sponsorizuar edhe formimi i degeve dhe mundesimi i anetaresimit edhe ne shoqata nderkombetare profesionale si Unioni Europian Farmaceutik EPU apo Konferenca Europiane e Aviacionit Civil ECAC federatat sportive te sporteve si ajo e Futbollit Ciklisteve organizatat rinore si AIESEC apo AEGEE e keshtu me radhe. Kosova mund te certifikohet me shume si subjekt juridik ne nivel nderkombetar nese firmos dhe ratifikon traktate nderkombetare sic eshte ai i Otaves kunder minave apo ai i Kiotos kunder ndotjes. Ne rastin e protokollit te Kiotos si firmetar listohen edhe territore joshteterore te paperfillshme si ishujt Kuk dhe Niue e po keshtu Palestina permendet si firmetare ne nje numer te madh traktatesh nderkombetare duke i dhene vetes nje rol me te zeshem nderkombetarisht. Prandaj ekzistojne hapesira te shumta per te mundesuar konsolidimin e pozicionit te shtetit te Kosoves ne nivel nderkombetar edhe atehere kur hasen barriera ne procesin e njohjes nga te tjera shtete dhe anetaresimit ne OKB e BE.