E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kasem Mahmutajt iu konfiskua pasuria, Berisha: GJKKO veproi në ditë pushimi! Rama ktheu SPAK në hanxhar të PS

Konfiskimi i pasurisë së deputet të PD, Kasem Mahmutaj, pjesë e ‘Rithemelimit’ dhe familjarëve të tij nga GJKKO, për Sali Berishën është një vendim i marrë në ditë pushimi. Berisha tha se ky vendim i GJKKO vjen fill pas Kuvendit të 30 prillit, ndërsa hodhi akuza se Rama e ktheu SPAK në hanxhar të partisë.

“Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar dhe ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Bëhet fiks fill pas kuvendit dhe në një ditë pushimi. Do ndjekim me vëmendje çdo zhvillim natyrisht jemi për zbatimin e ligjit….Në një hark të shkurtër kohor shoqëria shqiptare pa dy kuvende, kongresin e partisë qeveri e kam denoncuar se ngjiste si një kongres i coza nostras. Ju dhe mbarë shqiptarët konstatuat dhe dëgjuat si program, si pikë kryesore, si çështje themelore të Shqipërisë, jo varfërinë dhe mjerimin, jo korrupsion dhe krimin dhe jo rrogat e ulëta, por vetëm drogën si kurorë e narko-shtetit dhe shpalli SPAK-un si hanxhar i partisë. Një trajtim të atillë të prokurorisë publikisht nuk i bënte sa kryexhelati, babi shpirtëro i Edi Ramës, Enver hoxha”, tha Berisha.

GJKKO konfiskoi me kërkesë të SPAK 25 pasuritë e deputetit demokrat Kasem Mahmutaj dhe familjarëve të tij, për shkak të vëllai të tij Gazment Mahmutaj i cili ka qenë subjekt i OFL-së pasi ishte dënuar me 25 vite burg në Itali për trafik droge dhe prostitucion. Pasuritë e sekuestruara ku përfshihen apartamente, truall, makina, aksione dhe biznese në emër të Kasem Mahmutaj dhe familjarëve të tij do i kalojnë shtetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›