Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, 7 maji afati i fundit i paraqitjes së kandidaturave

Kushdo demokrat që kërkon të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë Demokratike duhet të këtë dorëzuar kërkesën dhe të gjitha dokumentacionet përkatëse deri më 7 maj në orën 12.00 që është afati i fundit i pranimit të tyre.
Njoftimi u bë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale me kryetare Alban Vokshin dhe anëtarë Enno Bozdo, Edith Harxhi, Ervin Minarolli dhe Keltis Kruja, që u ngrit gjatë Kuvendit të 30 prillit të PD.
Ky komision bënë të ditur dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët, ku një ndër kriteret është edhe pastërtia e figurës së kandidatit.
“Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:
Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.
Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përbën:
- Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi për kandidim;
- Curriculum Vitae;
- Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
22 maji është dita kur Komisioni i Rithemelimit vendosi që të zhvillojë garën për kryetarin e ri të PD, ku Sali Berishës ka shprehur hapur dëshirën e tij për të drejtuar sërish partinë, por ende nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare.
Vendimi i Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD
/rtsh.al/