E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korriku përvëlues, temperaturat deri në 44 gradë

Tiranë- Duke filluar nga dita e hënë vendi ynë do të përfshihet nga i nxehti afrikan duke bërë që temperaturat të shkojnë mbi 40 gradë Celsius. Edhe këtë herë mjekët e shohin të rrezikshëm të nxehtin përvëlues pasi sipas tyre ai mund të jetë tragjik për moshat e thyera dhe për fëmijët. Ata rekomandojnë që të shmangen lëvizjet në orët e pikut, dhe të konsumohen sa më tepër lëngje.

Fundi i javës së parë të Korrikut shihet edhe si më i rrezikshmi pasi pritet që temperaturat të arrijnë 44 gradë Celsius, dhe sipas metereologëve këto teperatura futen në fazën e kuqe, që është edhe më e nxehta. Situata pritet të normalizohet nga mesi i muajit pasi temperaturat dotë zbresin në vlerat 36-37 gradë Celsius.

Për shkak të temperaturave të larta është rritur dhe numri i personave që shfrytëzojnë plazhet për tu frekuar, ndërsa në kryeqytet ka një numër të madh pushuesish në pishina.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›