Kasijas nuk duron më: S'jam spiun, boll me akuza
TIRANE-Iker Kasijas ka vendosur të thotë stop. Me një mesazh të gjatë në profilin e tij në Facebook, portieri i Realit të Madridit dhe i kombëtares spanjolle ka vendosur të reagojë për shkrimet e botuara së fundmi në media, se nuk feston apo se nxjerr sekretet në shtyp.
"Muajt e fundit, pa dashje, më kanë përfshirë në situata të ndryshme, - shkruan Kasijas. - Më kanë akuzuar se nuk festoj golat, se jam i trishtuar, por njerëzit që më njohin e dinë mirë se kur pësoj ndonjë gol, zemërohem pa masë. Më kanë thënë se nuk duroj dot shokun tim të skuadrës Kristiano Ronaldo, por ai është lojtari që admiroj më shumë se kushdo tjetër. Më kanë quajtur edhe spiun, si njeri që nxjerr në media gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes, por në këtë pikë të karrierës dhe pas 13 vjetësh në klubin më të rëndësishëm të botës, kjo është diçka që nuk ka sens. Tashmë mendoj se i njoh të gjithë gazetarët e mediave sportive, por për shkak të kësaj, të thuash se spiuni jam unë... Më duket një çmenduri", shton ai. Kasijas ka folur në fund edhe për raportet e tij me Zhoze Murinjon. "Kanë thënë që nuk e durojmë njëri-tjetrin, por nëse ka dikush që e respektoj më shumë se kushdo, është trajneri im, që riktheu Realin në rrugën e fitores", shton portieri.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)