E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka rinovim kontrate për Yaya Toure

Manchester City nuk do të fillojë bisedimet me Yaya Toure për rinovimin e kontratës deri në verën e ardhshme njofton Goal.com.

Përfaqësuesit e futbollistit nga Bregu i Fildishtë thuhet se kërkojnë kontratë të re për mesfushorin kyç të kampionit në Anglisë, pasi që ekziston mundësia që në verën e ardhshme të largohet nga Etihad Stadium.

Megjithatë, burime të Goal.com thonë se zyrtarë të Cityt nuk do të nguten që t`ia zgjasin kontratën aktuale të 29-vjeçarit, e cila skadon në vitin 2015.

Yaya Toure aktualisht merr pagë bazë javore prej 186.000 eurosh (150.000 paund), ndërsa me bonuse kjo shumë arrin 272.000 euro në javë (220.000 paund).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›