E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Afrikes dhune ne Senegal

Nga Dakari vijnë imazhe tronditëse në stadiumin ku po zhvillohej ndeshja e vlefshme për Kupën e Afrikës ndërmjet Senegalit dhe Bregut të Fildishtë. Në impiantin “Leopold Sedar Senghor” u regjistruan përplasje të dhunshme ndërmjet tifozëve.

Fansat e Senegalit nisën ti vinin flakën tribunave dhe të hidhnin sende të forta në fushë, në shenjë pakënaqësie për rezultatin, pasi skuadra e tyre po humbiste me shifrat 2-0.

Tifozët miq u detyruan të futeshin në fushë për ti shpëtuar dhunës, ndërkohë që ndeshje u pezullua. Skuadra dhe fansat e Bregut të Fildishtë u shoqëruan nga policia, që në tentativën për të vendosur rregullin ka hedhur gaz lotsjellës në tribuna.

BBC ka bërë të ditur se nga përplasjet janë plagosur të paktën dhjetë persona, mes të cilëve edhe ministri senegalez i sportit, Hadji Malick Gakou. Ndërkohë, sipas dëshmimtarëve, në stadium janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Dhuna në stadium nisi pas sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba shënoi me 11-metërsh edhe golin e dytë për skuadrën e tij, kur kishin mbetur edhe rreth 15 minuta nga mbyllja e takimit.

Nëse sfida do të mbyllej me shifrat 2-0 për Bregun e Fildishtë, Senegali do të ishte i eliminuar nga aktiviteti afrikan, pasi ishte shkatërruar me rezultatin 6-2 në ndeshjen e parë. Bregu i Fildishtë është i kualifikuar automatikisht në Kupën e Afrikës, ndërsa ndaj Federatën së Senegalit priten masa ndëshkimore. Por, këto janë lajmet më pak të rëndësishme në një natë absurde.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›