E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaskada e Devollit HEC-i i Moglices zgjidh papunesine

Nga qyteti i Gramshit puna paraprake për realizimin e projektit energjetik të Devollit është zhvendosur në Lekas të Korçës ku u janë prezantuar banorve të zonës përfitimet nga ngritja e këtij kapaciteti energjitik si dhe ndikimi mjedisor i tij. Përveç qëllimit final të prodhimit të energjisë për banorët e zonës së Moglicës punimet për ndërtimin e hidroentralit pritet të zgjidhin për disa vjet problemin e papunësisë pas hapjes së vendeve të reja të punës deri në përfundim të projektit.

“Në kushtet e ndërtimit të këtyre hidrocentraleve kjo zonë do të ripopullohet, pse jo, do të rritet interesi edhe për zhvillimin e turizmit malor, pasi edhe rrugët do të realizohen, përmirësohen dhe do të ndërtohet në parametrat bashkëkohorë”-tha Ilia Milo, kryetari i Qarkut Korçë.

“Rezervuari mbi pellgun e Moglicës do të prodhojë afërsisht 61 % të prodhimit të planifikuar. Ndaj, investimi është zemra e këtij projekti dhe do të jetë në prioritetet tona që gjithë këtë investim ta kthejmë në interes të banorëve dhe të zonës”-tha Shefki Molla, kryetar i Komunës Moglicë.   
       
Ndërtimi i 3 hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Devoll  është një nga investimet më të mëdha në vendin tonë. Hidroçentrali i Moglicës renditet më i madhi pasi  ai do të prodhojë 61 % të energjisë së planifikuar prej tyre prej 280 MË.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›