Crvenkovski: Vendin e presin zgjedhjet e parakohshme
SHKUP- Lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Branko Cervenkovski nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Cervenkovski nënvizon se për shkak të rritjes së pesimizmit ndaj situatës politike, vendin mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Pas zgjedhjeve të 5 qershorit, qeveria e vjetër e re, me në krye Gruevskin, nuk bëri asnjë korrektim apo ndryshim të qasjes së saj. Po vijon me politikat e njëjta, ku situata po përkeqësohet, tensionet politike po rriten dhe kriza politike është e pashmangshme. Kuptohet, mënyra për shmangur këtë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Maqedonia është shtet që çdo ditë po bëhet më pak e lirë dhe më pak demokratike”,- theksoi Cervenkovski.
Lidhur me pozicionimin e BDI-së në qeveri, Cervenkovski theksoi se qëndrimet e tyre nuk bazohen nga hapat e ndërmarrë nga BDI-ja.
Sipas tij, ashtu sikur Gruevski që ka përgjegjësi për amnistinë e rasteve të Hagës, edhe Ahmeti do të ketë përgjegjësi për bllokimin e proceseve euroatlantike.
(e.m/BalkanWeb)