Samiti i Polonise zgjidhja te forcimi i bankave

Të mbledhur në Vroklavë të Polonisë, ministrat e financave të Bashkimit Europian kanë rënë dakord që bankat në Europë duhet të forcojnë pozitat e tyre financiare që të përballojnë goditjet e krizës. Ministrja spanjolle e ekonomisë, Elena Salgado tha se krerët e financave kërkojnë që kontinenti i vjetër të ketë një sistem më të fuqishëm financiar dhe për ta bërë këtë, bankat, sidomos ato që në korrik dështuan në testet e stresit duhet të rrisin kapitalin e tyre financiar. Kjo duhet të bëhet brenda një periudhe 6 mujore dhe me shumë gjasa, me fonde nga investitorët privatë.
Efekti i parë, do të ishte qetësimi i tregjeve financiarë në Europë, duke qenë se testet e stresit treguan një humbje gati 6 mld euro në sistemin bankar dhe kjo shifër mund të rritet nëse kriza e borxheve përkeqësohet. Një ccështje për të cilën ministrat ishin të ndarë ishte taksa e transaksioneve financiare e propozuar nga Gjermania, Franca dhe Austria. Edhe pse kjo u debatua shumë, nuk pati asnjë vendim. Qeveria amerikane nuk e dëshiron një taksë të tillë dhe kjo e bën të vështirë aplikimin e saj në Europë, pasi të gjitha veprimet financiare mund të transferohen në tregun amerikan.
Një ditë më parë, sekretari i thesarit Timothi Gajthner kërkoi nga BE që të rriste fondin e shpëtimit prej 440 mld eurosh për të mbështetur në rast nevoje edhe vendet si Italia e Spanja, megjithatë kjo ide u refuzua nga BE-ja. Sipas kreut të BQE, Zhan Klod Trishet, situata e borxheve në BE është më e mirë se në vendet e tjera të industrializuara, pasi këtë vit, deficiti i përgjithshëm i vendeve të euros mendohet të jetë 4,5 përqind e prodhimit të brendshëm bruto, ndërkohë që në vendet e tjera ai është 10 përqind.
Ndryshe nga ç'ishte parashikuar, kësti tjetër prej tetë miliardë eurosh për Greqinë nga programi i shpëtimit i shteteve të euros u vendos të mos paguhet më herët sesa në mes të tetorit. Ministrat e financave e korrigjuan planin kohor, sepse revizorëve të BE-së, të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Qendrore Evropiane u duhet më shumë kohë për të gjykuar gjendjen financiare të Greqisë. Trojka do ta paraqesë raportin e saj jo më herët se fillimi i tetorit.
Bora Ymeri