E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia merr traktatin e anetaresimit ne BE

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i ka dorëzuar Zagrebit draft-traktatin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Tusk, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, tha se pranimi i Kroacisë "do të jetë një injeksion i madh optimizmi, që sjell besim në të ardhmen e BE-së".

Ai i bëri këto komente në Zagreb, ku takoi kyreministren kroate, Jadranka Kosor. Kjo e fundit tha se Kroacia e ka kuptuar "qëllimin e saj strategjik". Pas Sllovenisë, Kroacia do të bëhet shteti i dytë ish-jugosllav që i bashkohet BE-së.  

Qeverisë në Zagreb iu deshën 6 vjet negociata, reforma të mëdha ekonomike dhe demokratike për të bindur Brukselin se përmbush kushtet për të qenë anëtari i 28 i Bashkimit Europian.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›