Kaskada e Drinit, prodhimi përmbushur plotësisht kërkesën e OSHEE

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po vijon të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin, shkruan ATSH.
Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin, janë 2900 m3/s dhe shkarkimet janë sa 38% e prurjeve.
“Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqenit të Fierzës llogaritet 287.08 m, i Komanit 172.98 m dhe i Vaut të Dejës 75.55 m”, informoi KESH.
Prodhimi, bën të ditur korporata, vijon të jetë me kapacitet të plotë në HEC-in e Komanit dhe HEC-in e Vaut të Dejës duke përmbushur plotësisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike.