E Enjte, 5 Nëntor 2026

Negociatat për marinën e Durrësit, grupi investitoreve nga Dubai pritet të investojë 2 Miliard Euro

Investimi prej 2 miliardë euro nga kompania “EMAAR” për transformimin e portit të Durrësit në port turistik do të krijojë një nga mjediset më të bukura në Adriatik për shumë e shumë vite të ardhshme dhe do të ketë një impakt të madh për rritjen e cilësisë së jetesës. 

Projekti i cili do të kryhet tërësisht nga investitori dhe zero lek nga buxheti i shtetit parashikon edhe një mori investimesh transformuese, ne zhvillimin e plazhit përfshi portin e marinës  si dhe përgjatë të gjithë perimetrit përpara portit. 
Marina e re e Durresit parashikohet te jete me e madhja ne Adriatik. Në një intervistë dhënë për RTSH Biznesmeni dhe sipërmarrësi global i Emirateve, Mohamed Alabbar, deklaroi se investimi do të frymëzojë investitorë të tjerë për të ardhur në Shqipëri.

Alabbar, shprehet se diskutimet rreth kësaj marrëveshjeje me palën shqiptare po ecin mirë. Ai tregon edhe se si e sheh ai të bërit biznes. Burxh Kalifa ka realizuar  edhe ndertesa me e larte ne bote.

Pra në Durrës, Biznesmeni Alabar, beson vërtet se mund të krijohet një nga mjediset më të bukura në Adriatik për shumë e shumë vite të ardhshme dhe të ngrihet cilësia e jetesës për të gjithë banorët e Durrësit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›