E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati njofton Pograjc, për të arriturat e FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë këtyre ditëve ka realizuar disa projekte, që kanë qenë të mirë të rajoneve të ndryshme të Kosovës, projekte për të kthyerit, dhe gjithashtu zhvillimin e kritereve dhe standardeve të NATO-së, si dhe duke shfrytëzuar praktikat më të mira të cilat i kanë ndjekur edhe vendet e rajonit. Këto të arritura ja ka shpalosur, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati gjatë një takimi me zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade, Bojan Pograjc. Mysafiri vlerësoi si sukses të madh deklarimin e NATO-së për Kapacitetet e Plota Operacionale për FSK-në.

Gjeneral Kastrati, fillimisht e njoftoi gjeneralin Pograjc mbi zhvillimet në FSK, për planet dhe aktivitetet e Forcës si edhe për bashkëpunimin intensiv me KFOR-in dhe ushtritë partnere të vendeve të rajonit.

Gjithashtu paraqiti edhe planet, synimet dhe hapat të cilët është duke i ndjekur FSK-ja për tu zhvilluar dhe për të qenë e denjë për parneritet për paqe dhe integrime euro-atlantike në të ardhmen.

Më tutje, komandant Kastrati foli për projektet të cilat i ka realizuar FSK-ja gjatë këtyre ditëve, në të mirë të komunitetit në disa rajone të Kosovës, gjithashtu projektet humanitare për të kthyerit, etj.

Gjeneral Kastrati, gjithashtu e njoftoj brigadierin Pograjc mbi përfshirjen e minoriteteve në FSK, pastaj të femrave si edhe mbi zhvillimin profesional të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, në mënyrë që ta tregojmë konkretisht përkushtimin e FSK-së, për të qenë Forcë jashtëzakonisht serioze dhe e pranueshme për partnerët tanë.

Nga ana tij zëvendëskomandanti i KFOR-it,Pograjc u shreh se deklarimi nga NATO-ja i Kapaciteteve të Plota Operacionale për FSK-në ka qenë një sukses për FSK-në dhe lidershipin e saj.

Më pas i shoqëruar nga gjeneral brigaderët, Imri Ilazi dhe Gëzim Hazrolli, drejtor i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve në Ministri, përkatësisht zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore, vizituan Qendrën për Studime Universitare të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›