Kastrim kimik për pedofilët
_127964.jpg)
Koreja jugore planifikon që ta kastrojë kimikisht dhunuesin e shumëfishtë të vajzave të mitura. Ky do të jetë rasti i parë i përdorimit të këtij dënimi, që është paraparë me ligjin penal të vendit, të miratuar në vitin 2010.
Dënimi me kastrim kimik do të ekzekutohet ndaj një të dënuari 45-vjeçar, i cili është dënuar për shkak të katër dhunimeve dhe tentim-dhunimeve të vajzave nën moshën 13-vjeçare, të cilat vepra i ka kryer mes viteve 1984 dhe 2002.
“Vlerësimi profesional është se këtu bëhet fjalë për një person me sjellje devijante seksuale, i cili sulmon fëmijë të mitur”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë koreane të drejtësisë për mediat jug-koreane.
Ligj,i që është miratuar në vitin 2010, parashikon dënimin me kastrim kimik ndaj të gjithë delikuentëve seksualë për të cilët konsiderohet se janë në gjendje ta përsërisin veprën penale.