E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e Ramës

Milaim Rama është përshëndetur përfundimisht nga Thuni të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Zurich, të cilën ekipi i tij e humbi me rezultat 2:4. Futbollisti kosovar i dha fund kështu eksperiencës së begatshme me ekipin zviceran, ku e arriti kulmin e karrierës.

Sulmuesi i njohur shqiptar u përshëndet në mënyrë madhështorë nga tifozët e Thunit, ndërsa nuk mundi t’u bëjë ballë dot lotëve që i rrodhën, ndërkohë që po ia jepte lamtumirën atyre.

“Jam mjaft i goditur nga kjo përshëndetje e sontme”, ka thënë pas ndeshjes 36 vjeçari. Rama njëherësh ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Zvicrës. Rama, i cili e nisi karrierën në klubin e futbollit Besëlidhja, ishte pjesë e Thunit që nga viti 1997. Ndërkohë, ai pati eksperienca të shkurta në Augsburg dhe Schaffhausen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›