E Diel, 1 Nëntor 2026

Një 12-vjecar mbytet në Vlorë, gjendet 15-vjecari i humbur në plazhin e Durrësit

VLORË/DURRËS- Një fëmijë 12-vjec është gjetur i mbytur pasditen e sotme në Plazhin e Ri, në Vlorë. Policia e ka identifikuar 12-vjecarin si Lefter Aliaj, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Ndërkohë që në Durrës, familjarët e një 15-vjecari kanë denoncuar humjen e djalit të tyre. 

Mësohet se Edison Loka 15-vjeç ka qënë duke pushuar bashkë me familjen në plazhin e Durrësit, në momentin që ka humbur. 

Gjithashtu bëhet me dije se ky i fundit vuan edhe nga problemet mendore. Denoncimi për humbjen e tij është bërë nga i ati Aqif Loka. Por vetëm pak orë pas denoncimit, familjarët kanë deklaruar se i afërmi i tyre është gjetur shëndoshë e mirë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›