E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastriot Islami përjashtohet nga grupi parlamentar i PS

TIRANE - Kryetari i PS-së, Edi Rama propozoi dje, në kryesinë e PS-së përjashtimin e Kastriot Islamit nga grupi parlamentar. Pas qëndrimeve kritike dhe në kundërshtim me vendimet politike të grupit, Rama ka marrë shembull votimin e fundit në Kuvend, për kandidaturën e Bujar Leskajt për KLSH-në, ku Islami s’ka marrë pjesë dhe u ka shpjeguar anëtarëve të kryesisë se pikërisht për këtë veprim të pajustifikuar ai duhet të çregjistrohet. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar Rama u kërkoi deputetëve që të jenë të gjithë të pranishëm në seancë dhe të votojnë kundër Leskajt.

Kundër deklarimit të prerë të Ramës për përjashtim të Islamit kanë reaguar Arben Malaj e Ben Blushi. Blushi ka kërkuar që të paktën, deputeti Islami të dëgjohet për arsyet që e detyruan të mungonte në seancë, duke e cilësuar të nxituar pozicionimin e kreut socialist Rama.

Nga ana tjetër Malaj është shprehur se “ky nuk është kohezioni i premtuar në Kongresin e 5 Nëntorit” dhe se është e dëmshme që PS të bëjë përjashtime në prag të zgjedhjeve të 2013-ës.

Megjithatë Rama ka ngarkuar kreun e grupit, Gramoz Ruçi që të thërrasë në një “seancë dëgjimore” deputetin Islami për t’i dhënë mundësinë të sqarohet.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›