E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama propozon nisjen e procedurave per shkarkimin e deputetit Kastriot Islami

Ne Shqiperi kryetari i partise socialiste Edi Rama propozoi sot gjate mbledhjes se kryesise qe grupi parlamentar te nis procedurat per cregjistrimin e deputetit Kastriot Islami.

Propozimi i zotit Rama vjen pasi strukturat e larta te partise socialiste kishin vendosur zbatimin rigoroz te ndeshkimeve sipas rregullores ne rast te shkeljeve te vendimeve politike te grupit parlamentar.

Deputeti Islami prej kohesh nje kritik i hapur i zotit Rama dhe menyres se drejtimit te partise socialiste nuk mori pjese te enjten ne seancen ku u votua kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit Bujar Leskaj per te cilin socialistet kishin marre nje qendrim te prere politik per te votuar kunder.

Vete zoti Islami kishte shpjeguar sot ne media arsyet pse nuk perkrahte nje qendrimi te tille te marre nga partia e tij. Burime nga mbledhja e kryesise i shpjeguan Zerit te Amerikes se diten e marte grupi parlamentar perpara se te dale me nje vendim do te organizoje nje degjese me zotin Islami per te patur edhe argumentat e tij.

Nderkohe nga partia socialiste mesohet se grupi i saj ne parlament mund te humbase dhe nje tjeter deputet. Ish kryeministri Pandeli Majko eshte propozuar si kandidat per dy funksione te larta ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara njeri prej te cileve eshte ai i asistentit te sekretarit te Pergjithshem te kesaj organizate. Propozimi per kandidaturen e tij eshte bere nga partnere nderkombetare te Shqiperise te cilet dhe do ta mbeshtesin thane burime nga partia socialiste. Ne rast se ai do te fitoje kete post zoti Majko do te lere mandatin e deputetit ne parlamentin shqiptar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›