Jahjaga Ne Uashington mora mesazhin e mbeshtetjes se vazhdueshme per Kosoven
Ne nje interviste per emisioni televiziv Ditari Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga foli per gjendjen e krijuar ne veriun e vendit. Ajo tha se atje nuk ka nje krize humanitare dhe si zgjidhje per situaten e krijuar ajo permendi nevojen e zbatimit te planit Ahtisari mbajtjen e zgjedhjeve te reja dhe ndalimin e strukturave ilegale te lidhura me ato kriminale.
Presidentja Jahjaga tha se ceshtja e pavaresise se Kosoves eshte mbyllur nje here e pergjithmone. Ajo foli edhe per krijimin e Keshillit Koordinues Antikorrupsion si nje instrument te rendesishem per te cilin Shtetet e Bashkuara kane ofruar ndihme konkrete ne fuqizimin e kapaciteteve ne luften kunder korrupsionit. E pyetur ne se do te kandidoje ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale Presidentja e Kosoves tha se do te prononcohet vetem kur te vije momenti. Zonja Jahjaga tha se ne Washington mori edhe nje here premtimin per vazhdimin e ndihmes se fuqishme te Shteteteve te Bashkuara per Kosoven.