E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerim i puseve te naftes ne Shqiperi

Petromana Energy dhe Shell kanë programuar që në vitin 2012 të zgjerojnë hartën e puseve të reja të naftës në Shqipëri. Bëhet fjalë për shpimin e puseve të reja, në zona që deri tani nuk njihen si zona naftëmbajtëse në vendin tonë. Sipas analizave të eskpertëve, në muajin maj priten rezultatet e para.

Sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Besian Pesha kjo konsiderohet si një investim shumë i rëndësishëm, duke qenë se procesi i shpimit kryhet nga një kompani prestgjioze në këtë sektor sikurse është SHELL, që ka programuar të investojë 50 milionë dollarë.

Zoti Pesha bën të ditur edhe zonat e reja ku do të kryhen këto shpime pusesh.
Drejtuesit e dy kompanive në fjalë zhvilluan së fundmi një takim me ministrin e Ekonomisë, Nasip NAço, ku përfaqësuesit më të lartë të këtyre kompanive u shprehën se ky vit do të jetë një vit zbulimi, përsa i përket fushës së naftës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›