Kastrioti-Flamurtari 1-0. Petrit Haxhia e nis me fitore

Kastrioti iu gëzua fitores së parë në Kategorinë Superiore, por këtë nuk e arriti tekniku tashmë i dorëhequr Ramadan Ndreu, por Petrit Haxhia një njohës i shkëlqyer i mentalitetit të ekipeve të vogla. Një fitore edhe pse në shifra minimale 1-0 me Flamurtarin por që i vendos krutanët në kuotën e pesë pikëve, teksa kanë tashmë pas vetes dy ekipe: Flamurtarin dhe Apoloninë, respektvishit kampionë dhe nënkammpionë të Kategorisë së Parë në sezonin e shkuar. Mjaftoi një gol i shënuar nga 22-vjecari Elton Grami në sekondat e fundit të pjesës së parë për të sigluar tri pikët e para, pas dy barazimeve dhe dy hymbjeve. Flamurtari pëesoi humbjen e katërt në pesë javë dhe të tretën rresht në transfertë, teksa do të luajë gjashtë ndeshje radhazi larg shtëpisë, duke përfshirë edhe tri ndeshjet në fushë asnjanjëse pas dënimit nga Komisioni i Disiplinës së FSHF-së.
SKEDA
KASTRIOTI-FLAMURTARI 1-0
E shtunë, 30 shtator 2006, stadiumi "Kastrioti" Krujë
Golat: Grami 44'
Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Pjetrushi-Koreshi
Bilanci midis ekipeve
10 ndeshje: 6 fitore Kastrioti, 2 barazime, 2 fitore Flamurtari. Golat: 12-11