Teuta-Luftëtari 1-1: vendosin gjirokastritët Devolli dhe Nora

Teuta nuk arriti të marrë tri pikët e para në shtëpi edhe pse ka zhvilluar dy ndeshje kundër Partizanit (0-0, java e dytë) dhe Luftëtarit (1-1, sot në javën e pestë).
Teuta dhe Luftëtari i mbyllën në barazim 1-1 45 minutat e para dhe po me këtë rezultat i mbyllën të 90 minutat, ku Luftëtari luajti në dhjetë minutat e fundit me dhejtë lojtarë pas largimit të Simos me karton të kuq. Protagonistë të këtij takimi janë dy futbollistë gjirokastritë: Bledar Devolli shënoi për Tetuën në minutën e 22-të dhe barazoi Arlind Nora për Luftëtarin në të 34'. Goli i tretë i Norës në këtë kampionat. Autori i golit për durrsakët, Devolli u zëvendësua në fund të pjesës së parë nga trajneri Sulejman Starova.
Megjithë përpjekjet e vazhdueshme të Teutës, ekipi i Starovës nuk arriti të shënojë. Bejollari i Luftëtarit goditi shtyllën e portës së mbrojtur nga Osmani. Shtyllën e goditi edhe ekipi i Teutës, por pa mundur të kalojë avantazh në minutat shtesë, kur Daniel Xhafaj i pati të gjitha mundësitë.
Barazimi 1-1 është i tretë që Teuta dhe Luftëtari arrijnë në Durrës pas atyre të arritur cdo dhjetë vjet: në sezonin 1985-1986 dhe në sezonin 1975-1976.
Teuta arriti barazimin e tretë në kampionat në pesë javë dhe të dytin në shtëpi, ndërsa Luftëtari mori pikën e parë jashtë duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Teuta 9 pikë.
SKEDA
TEUTA-LUFTËTARI 1-1
Golat: Bledar Devolli 22'- Arlind Nora 34'
E shtunë, 30 shtator 2006, stadiumi "Niko Dovana" Durrës
Gjyqtarë: Shkëlqim Guce, Rexha-Doda
Bilanci midis ekipeve
70 ndeshje: 26 fitore Teuta, 21 barazime, 23 fitore Luftëtari. Golat: 78-
Rezultatet nga sezoni 1990-1991 në Durrës
2005-2006 1-1
2001-02: 5-0
2000-01: 1-0
1999-00: 1-0
1997-98: 4-1
1996-97: 2-0
1995-96: 3-1
1994-95: 2-0
1990-91: 1-0, 1-0