E Diel, 1 Nëntor 2026

Apolonia-Besa 0-1, Daiu shkarkon rumunin Dumitresku

Besa arriti fitoren e parë në kampionat dhe atë firmosi në Fier kundër Apolonisë (1-0) që jo vetëm që pësoi humbjen e katër në pesë javë, por ende po mbetet në kuotën e 1 pikëve, duke lënë më pas edhe enigmën e shkarkimit apo dorëheqjen e trajnerit rumun të fierakëve Silviu Dumitresku nga presidenti Koco Kokëdhima.
Kavajasit që në stol patën si drejtues të parë Përparim Daiun dhë në pankinë si vëzhgues trajneri Rafet Prekazi, por dhe ish-trajnerin Hasan Lika në tribunën VIP të "Loni Papuciut", fituan më një gol të mrekullueshëm të mbrojtësit shkodran Ervis Krajës. Një goditje standarte tokazi prej 16 metrash në minutën e 14-të.
Një ndeshje e dominuar nga miqtë por dhe shumë nervoze ku u dhanë nga gjyqtari Sokol Cekaj tetë kartona të verdhë: 4 Apolonia dhe 4 Besa.
Besa edhe fitoren e fundit me Apoloninë e kishte fituar po 1-0, por para shtatë vjetësh në sezonin 1998-1999.
Me këtë fitore të cmuar, Besa u ngjit në kuotën e 5 pikëve, po sa Vllanznia (një ndeshje më pak), ndërsa Apolonia e fundit në renditje por me shumë probleme, ku i pari për t'u zgjidhur është ai i emrit që pritet të zëvendësojë Dumitreskun që edhe dje nuk arriti të përfundojë takimin.
Apolonia do të ndeshet në javën e 6-të me Tiranën, ku zor se do të ndryshojë shifrën "1" të kolonës së pikëve, ndërsa në Kavajë do të luhet derbi i fqinjeve Besa-Teuta
SKEDA
APOLONIA-BESA 0-1
Golat: / Ervis Kraja 14'
E shtunë, 30 shtator 2006, stadiumi "Loni Papuciu" Fier
Gjyqtarë: Sokol Cekaj, Shima-Mali
Bilanci midis ekipeve
53 ndeshje: 17 fitore Apolonia , 20 barazime, 23 fitore Besa. Golat: 59-68

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›