E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa, në pritje të Herbit

Besa- Skuadra e Besës nisi përgatitjet dimërore në Ulqin të Malit të Zi. Presidenti Bizhdili pohoi se bashkë me grupin e lojtarëve që ndodhet në vendin fqinjë do të bashkohet edhe sulmuesi haitaian me pasaportë franceze, Herbi Hortunat si dhe tre futbollistë kroatë. Sot, trajneri Starova do të kryejë dy seanca stërvitore. Nga Besa është larguar talenti Cutra, pasi stafi teknik kavajas nuk pranoi termat e kontratës së ofruar nga menaxheri i tij, Adrian Aliaj. Me Besën në Ulqin ndodhet edhe Albert Duro, si dhe sulmuesi i ri Bruno Okshtuni.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›