E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti ka oreks: radhën e ka Tirana

SHKRUAN: Jeton Selimi 14-09-2011 14:14

Katër gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Dy gola të realizuar nga Brus Ikango dhe një ekip në gjendje që ta neutralizojë krejtësisht kundërshtarin. Në Krujë një Kastriot të tillë nuk e kanë parë kurrë. Krutanët, pas merkatos aktive dhe afrimeve shumë cilësore, janë ngritur ndjeshëm në nivel. Tifozët e shohin ekipin e Ndreut jo më si një skuadër plluskuese për mbijetesë, por si një “nëndetëse” në gjendje që të bëjë surprizën më të madhe të sezonit. Madje, ai që përcjell në mendjen e publikut krutan idenë e një sezoni të madh është pikërisht Ramazan Ndreu, njeriu që e njeh më mirë se kushdo mentalitetin krutan. “Na pret një ndeshje mjaft e vështirë këtë javë – nis prononcimin e tij trajneri i Kastriotit, që thekson rëndësinë e publikut në këtë 90 minutësh -. Do të luajmë në fushën tonë dhe do të na nevojitet gjithë mbështetja e tifosëve tanë, pasi përballë nesh do të jetë një ekip me shumë traditë në futbollin shqiptar.”

Më pas Ndreu thekson rëndësinë e përgatitjes për këtë përballje. Natyrisht, ai e di shumë mirë se Kastrioti duhet të jetë “top” si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Por më parë, trajneri kërkon që lojtarët të fshijnë nga kujtesa fitoren 4-0 ndaj Pogradecit dhe të fokusohen vetëm në përballjen me 24 herë kampionët e vendit. “Ne jemi duke e përgatitur ndeshjen mjaft seriozisht duke qënë me këmbë në tokë dhe duke e harruar tashme fitorën e javës së parë. Ndeshjet duhet të merren një e nga një dhe duhet kohë që ekipi ynë t’i imponojë frikë ekipeve të tjera. Pavarsisht asaj që përfaqëson Tirana, ne nuk duhet ta diskutojmë fitoren”, ka përfunduar prononcimin e tij Ramazan Ndreu, trajneri i Kastriotit

Tirana ende e shokuar

Humbja në ndeshjen e parë të kampionatit me Teutën i ka kushtuar më shumë sesa pikët Tiranës. Në mjedisin bardheblu mërzia është prezente dhe nervat janë të tendosura. Skuadra e Rubio Sançezit ka shfaqur pasiguri, sidomos në fazën sulmuese duke shpërdoruar një numër të madh rastesh, çka nuk është gëlltitur poshtë nga presidenti Halili, që në dhomat e zhveshjes nuk ka ngurruar të ngrejë zërin ndaj të tijve. Megjithatë, kjo nuk e pengon skuadrën bardheblu që të rikthehet në ndeshjet e saj të mira, ndonëse përballë do të ketë një Kastriot që e ka nisur me shuëm vrull këtë sezon.

Superliga – Java II

Ndeshjet

Pogradeci – Tomori

Dinamo – Skënderbeu

Shkumbini – Apolonia

Laçi – Bylis

Kamza – Vllaznia

Teuta – Flamurtari

Kastrioti – Tirana

Renditja

Renditja

Skuadra N F B H Gol P

1) Kastrioti 1 1 0 0 4-0 3

2) Bylis 1 1 0 0 5-2 3

3) Vllaznia 1 1 0 0 3-1 3

4) Apolonia 1 1 0 0 2-0 3

5) Flamurtaru 1 1 0 0 2-1 3

6) Teuta 1 1 0 0 1-0 3

7) Skënderbeu 1 0 1 0 0-0 1

8) Tomori 1 0 1 0 0-0 1

9) Tirana 1 0 0 1 0-1 0

10) Kamza 1 0 0 1 1-2 0

11) Dinamo 1 0 0 1 0-2 0

12) Laçi 1 0 0 1 1-3 0

13) Shkumbini 1 0 0 1 2-5 0

14) Pogradeci 1 0 0 1 0-4 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›