E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trabzonspor befason Interin

Interi ka humbur në San Siro, 0 me 1 përballë Trabzonsporit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
 

Me kalimin e minutave, Inter shton presionin për gjetjen e golit të avantazhit, dhe për ta arritur atë, Gasperini hedh në fushë Militon dhe Alvares duke nxjerrë Obin dhe Pacinin.
 

Ndryshimet sollën gol, por jo për Interin. Ondrej Celustka në minutën e 76 kalon Trabzonsporin në avantazh dhe bën San Siron të heshtë.
Në grupin e ferrit, grupin A, Bajerni mori pikë të plota pas fitores 2-0 në transfertë përballë Vilarealit.
 

Ndeshja tjetër në këtë grup, ajo mes M. Siti dhe Napolit është mbyllur në barazim 1-1.
 

Ka zhgënjyer edhe Junajtednë transfertë përballë Benfikës. Djajtë e kuq nuk shkuan dot më shumë se barazimi 1-1 me vendasit, ndërkohë që në ndeshjen tjetër, Bazel mposhti 2-1 rumunët e Otelul Galati.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›