Gasp: Trabzonspori nuk duhet nënvlerësuar
Trajneri i zikaltërve mendon se mund të heqë dorë nga skema me tre mbrojtës si dhe mund të hedhë në fushë edhe Militon e Pacinin
Nuk është më. Nga fjalët e Gasperinit është zhdukur siguria e shfaqur në prag të ndeshjes me Palermon. Mbrojtja me tre vetë do t’i lërë vendin asaj me katërt. Ai nuk e pranon por e lë të nënkuptohet: “Moduli? Do të shohim. Varet nga kundërshtari”. Megjithatë, Interi duhet të kthehet shpejt te fitoret dhe rastin e ka sot në përballjen me Trabzonsporin.
Moduli me tre po kritikohet shumë. Nesër (sot) mendoni të luani me këtë modul?
Ta shohim. Do të varet nga situata dhe nga kundërshtari që do të kemi përballë.
Si do ta rinisni pas humbjes me Palermon?
Me gjërat e mira dhe duhet të ndreqim gabimet, disa shumë të rëndë. Por duhet të punojmë edhe në rritjen e ritmit dhe të bërit një tjetër mënyrë loje.
Keni marrë në konsideratë dëshirën e Moratit për të ndryshuar modul?
Interi duhet të fitojë urtësi dhe këtë e kam kërkuar edhe në stërvitje. Është e gabuar të fokusohesh vetëm në fazën mbrojtëse të një skuadre. Vështirësitë i kemi pasur në kundërsulm. Është një situatë që duhet ndrequr.
Në Interin tuaj a mund të bashkëjetojnë Milito e Pacini?
Pëlqej të luaj me një sulmues në qendër dhe ata janë dy pyka. Por mendoj se kjo është një forcë për Interin dhe jo një dobësi. Në situata të ndryshme mund të luajnë edhe bashkë. Nuk është një problem sepse duhet të marr parasysh faktin se do të luajmë të shtunën, të martën dhe sërish të shtunën.
Çfarë mendon për Trabzonsporin?
Është një skuadër e mirë. Ne nuk po kalojmë një periudhë të favorshme. Ata kanë shumë cilësi dhe shpejtësi, ndaj duhet të ndeshemi me ta në mënyrën më të mirë të mundshme, jo vetëm për të marrë hak për ndeshjen e humbur në kampionat me Palermon.
Tre lojtarë të rëndësishëm nuk do të jenë. Për ju është një përparësi?
E dimë se u mungon ndonjë lojtar i rëndësishëm. Por dimë se pjesa tjetër janë lojtar të nivelit të mirë ndaj duhet të bëjmë kujdes. Kemi vetëm një rezultat (të fitojmë) dhe duhet ta marrim me një paraqitje të mirë.
Si do t’u përgjigjeshit kritikave të ardhura nga bota e spektaklit me imitimet e Firelos?
Imitimin tim të bërë nga Fiorelo nuk e kam parë, e kam lexuar. Fiorelo është një tifoz i madh dhe shpresoj që shumë shpejt t’i jap kënaqësi edhe atij.
Champions League
Sot
Grupi A
Man Siti – Napoli 20:45
Vilareal – Bajern 20:45
Grupi B
Inter – Trabzonspor 20:45
Lilë – CSKA Moskë 20:45
Grupi C
Bazel – Otelul Galaci 20:45
Benfika – Man UTD 20:45
Grupi D
Ajaks – Lion 20:45
Dinamo Zagreb – Real 20:45