Kastrioti përjashton disa nga lojtarët vendimtarë në skuadër
Largimet
Drejtuesit kanë larguar futbollistë si Braho, Shala, Mustafaj, apo Isufi
Spastrime në masë në radhët e skuadrës së Kastriotit, që duket se ka ndarë mendjen të përgjysmojë ekipin në këtë prag rifillimi të Superiores. Më tepër se 8 futbollistë, shumica titullarë, janë larguar nga Kastrioti nga drejtues të ekipit, me pretendimin se nuk i shërbenin siç duhet skuadrës, ndërsa ndër emrat e të larguarve janë Braho, Shala, Mustafaj, apo Isufi, futbollistë të cilët kanë qenë vendimtarë në rezultatet e skuadrës gjatë kësaj gjysme të parë të sezonit. Drejtues të skuadrës krutane shprehen se në këtë periudhë merkatoje, Kastrioti do të afrojë të tjerë emra, kryesisht nga kampionati kroat dhe ai serb, por konkretisht merkatoja e kësaj skuadre është e vakët. Largimi i futbollistëve dhe vendi i tyre bosh, mund të ndikojë në rezultate negative me rifillimin e Kategorisë Superiore, duke e çuar Kastriotin, në zonën e rrezikshme të rënies nga kategoria. Aktualisht ekipi krutan mban vendin e 8 në renditje me 19 pikë, duke lënë pas Vllazninë.
#