E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti thellon krizën e Apolonisë

Apolonia vazhdon të thellojë serialin e humbjeve dhe rezultati i djeshëm, 2-3 në fushën e saj me Kastriotin, e përkeqëson edhe më tepër pozitën e saj në tabelën e renditjes, pas javës së 9-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore. Megjithëse ekipi fierak hyri në fushë i mobilizuar për fitore dhe kreu një vëllim më të madh loje, ai nuk diti të shfrytëzojë rastet e krijuara. Krejt ndryshe ndodhi me miqtë nga Kruja, të cilët krijuan me pak vëllim loje, por ishin racionalë dhe nëpërmjet sulmeve te rrezikshme, realizuan fitoren.
Apolonia shënon e para, në minutën e 16-të, me anë të Plakut, i cili gjen për të gjashtë herë këtë sezon rrugën e rrjetës, dhe, me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Në minutën e 55-të, miqtë barazojnë rezultatin me anë të Dushkut dhe, vetëm 8 minuta më pas, Orind Abazaj i kalon krutanët në epërsi, me një gjuajtje të saktë brenda zonës. Dhe, në minutën e 72-të, është përsëri Abazaj që shënon, duke e cuar rezultatin në 3-1 për Kastriotin. Por, vetëm 60 minuta më pas krijohet momenti më emocional dhe, mbase, vendimtar, për vendasit, kur 11-metërshi i gjuajtur nga Plaku nuk realizohet, pasi topi godet shtyllën horizontale dhe përfundon jashtë. Atë që nuk e bëri Plaku nga pika e bardhë, e realizon dy minuta më vonë Sulejmani, i cili shfrytëzon një rast të krijuar brenda zonës së miqve, duke shënuar golin e dytë për Apoloninë, gol që fiksoi edhe rezultatin përfundimtar, 2-3 për Kastriotin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›