E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, një "poker" fitimtar në derbin e Milanos

Interi ka mundur mbrëmë Milanin me rezultatin 4-3 në një derbi mjaft drithërues në "San Siro", duke u shkëputur përkohësisht 3 pikë në krye të renditjes së Serisë A. Golat e shënuar nga sulmuesi argjentinas, Hernan Krespo, mesfushori serb, Dejan Stankovic, dhe suedezi Zlatan Ibrahimovic e kaluar kampionen në fuqi të Italisë, Interin, në një epërsi trigolëshe brenda 47 minutash lojë. Mesfushori i përfaqësueses holandeze, Klarens Sedorf, shkurtoi largësinë e golave për Milanin, por mbrojtësi i Interit dhe i përfaqësueses italiane, Marko Materaci, e riktheu epërsinë trigolëshe të zikaltërve, duke shënuar golin e katërt, me një goditje me kokë në minutën e 68-të.
Gjithsesi, kampioni i botës e teproi me festimet e golit, duke vendosur fanellën e tij mbi kokë dhe duke shpalosur një bluzë të bardhë, me mbishkrimet me të, cka ndëshkohet me karton të verdhë në bazë të rregullores aktuale të futbollit. Por ky ishte kartoni i dytë i verdhë për Materacin, i cili detyrohet ta lërë fushën e lojës menjëherë pas shënimit të golit, duke e lënë kështu skuadrën e tij të vuante, pasi i luajtur 20 minutat e fundit të kohës së rregullt me 10 lojtarë. Milani përfitoi dhe Alberto Xhilardino goditi bukur me kokë, duke i dhënë kështu fund thatësirës së golave dhe duke e shkurtuar në dy hendekun e golave në minutën e 75-të.
Milani vazhdoi të ushtronte presion dhe arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e fundit të kohës së rregullt, me anë të Kakasë, duke e ngushtuar në një gol të vetëm epërsinë e zikaltërve milanezë, të cilët u mbijetuar 5-6 minutave shtesë të ferrit përballë sulmit kuqezi, por arritën gjithsesi të merrnin një fitore me mjaft vlera në këtë derbi të 266-të midis dy rivaleve bashkëqytetase. Interi kryeson tashmë me 21 pikë, i ndjekur nga Palermo e vendit të dytë, e cila është tri pikë prapa, por ka një ndeshje më pak, atë vizitë që do t'i bëjë sot Fiorentinës në Firence. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të së shtunës, Roma e vendit të tretë fitoi 1-0 në fushën e Udinezes dhe u ngjit në kuotën e 17 pikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›