E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, vizitë historike në Ganë

Në kryeartikujt e gazetave shkruhet: 'Mirë se vini në shtëpi'.

Pas bisedimeve me presidentin e Ganës, Xhon Ata Mills dhe një vizite në një spital të kryeqytetit, presidenti Obama pritet t'i drejtohet parlamentit.

Por kulmi i vizitës së tij pritet të jetë momenti kur, bashkë me familjen, ai të vizitojë 'Portën Pa Kthim', kalanë prej nga skllevërit nisnin udhëtimin e tyre të detyruar drejt Karaibeve dhe Amerikës.

Ky do të jetë një moment domethënës për presidentin e parë afrikano-amerikan dhe për bashkëshorten e tij, paraardhësit e së cilës besohet se vinin nga Afrika Perëndimore.

Për të përshëndetur presidentin amerikan në kryeqytetin e vendit, Akra,shumë banorë kanë udhëtuar nga pjesë të tjera të vendit, madje dhe ngavendet fqinjë. Për vizitën e tij janë shkruar këngë dhe në kryeqytet shiten bluza me portretin e tij. Në qytet janë vendosur postera të mëdhenj me foto të presidentit dhe bashkëshortes së tij, Michelle.

Për shkak të sezonit të shirave, por dhe për arsye sigurie, nuk janë parashikuar aktivitete në natyrë, në të cilat padyshim do të kishin marrë pjesë qindra mijëra vetë.

Gana është stacioni i vetëm i vizitës së presidentit Obama në Afrikë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›