Kastro Cavez do e fitoje betejen ndaj kancerit
Ish-lideri suprem kuban Fidel Kastro është shprehur i bindur se
presidenti venezuelian Hugo Cavez do ta fitojë betejën ndaj kancerit.
Edhe Kastro e pranoi kështu se kreu venezuelian ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Havanë,ku ndodhet prej datës 8 qershor.
Ndërkohë deri tani Cavez ka bërë vetëm një paraqitje publike me anë të fotove, ku duket në gjendje të mirë shëndetësore.