E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Gaddafit përqesh NATO-n

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 12:37

“Nuk do të fitoni kurrë, nuk keni asnjë mundësi për të fituar këtë luftë”, kjo ishte porosia dërguar NATO-s dhe perëndimit nga Saif al-Islam, një ndër djemtë e liderit të Libisë, Muammar Gaddafit.

“Iniciativa ushtarake e Perëndimit për rrëzimin e Gaddafit është i destinuar të dështojë”, tha djali i liderit libian. Saif shtoi se babai i tij nuk ka ndërmend të braktisë vendin, por Tripoli është gati të bëjë disa lëshime.

Djali i tretë i liderit libian tha se duke sulmuar Libinë, Perëndimi kthehet në një objektiv të ligjshëm, duke iu referuar në këtë rast deklaratave të disa ditëve më parë të Gaddafit, me ç’rast ai theksoi se nëse nuk ndalen sulmet e NATO-s mbi Libinë, ata do të reagonin.

“Ne duhet të luftojmë për vendin tonë dhe ju do të jeni shënjestra legjitime për ne”, ka thënë Gaddafi.

Ndërkohë, duket se po shkojnë drejt dështimit përpjekjet e Bengazit për mbajtjen e një tryeze për paqen, pa praninë e Gaddafit.

Koloneli nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga autoriteti i tij dhe preferon të quajë veten udhëheqës të Libisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›