E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci takim informal ne Bruksel me Eshton

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në një vizitë zyrtare në Bruksel.Gjatë ditës, Thaçi pritet të ketë një drekë pune informale me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton.

Sipas mediave kosovare, në qendër të bisedës do të jetë gjendja në shtetin e ri, raportet e vendit me BE-në e sidomos për dialogun në mes të Prishtinë dhe Beogradit.

Nga kabineti i zonjës Eshton, thuhet se rolin kryesor në dialog e ka kryeministri i Kosovës edhe pse ai personalisht nuk merr pjesë në këto bisedime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›