E Diel, 1 Nëntor 2026

Katar 2022, Blater: Homoseksualët të harrojnë seksin për një muaj

Presidenti i FIFA-s Sep Blater është bërë protagonist i një gafe gjatë turit të tij në Afrikën e Jugut. Duke folur për Botërorin e vitit 2022 në Katar, ai ka thënë se nëse homoseksualët dhe lezbiket do të shkojnë aty për ta ndjekur, duhet ta harrojnë seksin për pak kohë.

Kreu i FIFA-s iu përgjigj pyetjes së një gazetari nëse homoseksualët duhet të shqetësohen që Botëror do të zhvillohet në Katar, pasi aty homoseksualiteti është i ndaluar me ligj.

Blater u përgjigj në fillim se çdo vend duhet të respektohet për traditat dhe blerat e tij, ndërsa për homoseksualët, në mënyrë që të parandalohen konfliktet, ai u përgjigj: “Atyre më duhet t’u them se duhet të heqin dorë nga aktivitetet seksuale për pak kohë”, tha Blater, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Por, kjo fjali e tij ka mjaftuar për të ndezur polemikat, pasi një nga slloganet kryesore të FIFA-s është se nuk do të tolerohet kurrë ndonjë formë diskriminimi. Blater më pas u mundua të qartësonte deklaratën e tij, duke thënë se në Katar nuk do të ketë asnjë problem dhe se homoseksualët do të pranohen rregullisht nëpër stadiume.

“Është një kompeticion që nis pas 12 vjetësh, por FIFA nuk mund të tolerojë asnjë formë racizmi apo diskriminimi”, deklaroi presidenti i FIFA-s.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›