Dortmund nuk shet

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 17:31
Presidenti i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, i ka ‘blinduar’ të gjithë futbollistët e tij, nga të cilët nuk dëshiron të heq dorë në afatin kalimtar të janarit. Më i kërkuari është sulmuesi kryesor, Lucas Barrios.
“Nuk e kemi fiksuar një shifër e cila do të na bindte. E kishim mundësinë që ta shisnim gjatë verës, në një situatë shumë më komplekse sesa kjo aktuale. Realiteti është i thjeshtë: një lojtar që është nën kontratë, nuk mund të largohet pa pëlqimin tonë. Nuk kemi mundësi të shpenzojmë shumë para, por nuk jemi as të obliguar të shesim”, tha Watzke.