Robben iu rikthehet stërvitjeve

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 17:28
Përfaqësuesi holandez i Bayern Munchen, Arjen Robben, i ka rifilluar stërvitjet, pas lëndimit që datonte nga Botërori i Afrikës së Jugut. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge. 26 vjeçari, i votuar si futbollisti më i mirë i kampionatit gjerman në sezonin 2009-10, kishte probleme me muskuj të kofshës, të cilin lëndim e kishte pësuar në një stërvitje në kontinentin jug-afrikan.